399797434 879508450199766 3986118404818990929 n 696x350 1
Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore miratoi projektin kërkimor–shkencor, i cili ka qëllim vijimin e kërkimeve arkeologjike në Luginën e Poshtme të Drinit, Komanit dhe Sardës.
Lajmi është njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale nga ministrja e Kulturës Elva Margariti. “Çdo ditë e më tepër del në dritë pasuria arkeologjike e Luginës së poshtme të Drinit, Komanit dhe Sardës. Në mbledhjen e saj më të fundit Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore miratoi projektin kërkimor–shkencor për këtë hapësirë”, bën të ditur Margariti.
“Projekti synon vazhdimin e gërmimeve në nekropolin qendror të Komanit, një prej varrezave më të mëdha mesjetare në vend, që përbën burimin kryesor të të dhënave rreth popullsisë përgjatë njëmijëvjeçari (shek. V deri në shek. XIV). Përmes këtij projekti pritet të mësojmë më shumë për organizimin topografik të varrezës, riteve funerale, paleodemografisë (ushqimit, sëmundjeve, gjenetikës, mobilitetit), kodeve sociale dhe prodhimeve e shkëmbimeve ndërajonale të popullsisë”, vijon njoftimin e saj Margariti.
Ministrja e Kulturës thekson se, “qëllimi final është të njihet në mënyrë të plotë organizimi i vendbanimit, nëpërmjet eksplorimit pa gërmime, i një lagjeje të patrajtuar deri më tani”.
“Në zonën e Sardës do të vijohen punimet në pjesën e sipërme të qytetit, duke përfshirë kishën, ku kanë filluar gërmimet një vit më parë. Pjesë e hulumtimeve për të dytin vit radhazi, është edhe gjurmimi i pjesën së poshtme të qytetit, i cili gjendet nën ujë. Projekti do të zhvillohet nga Instituti i Arkeologjisë, nën drejtimin e arkeologeve Etleva Nallbani dhe Elvana Metalla”, përfundon reagimin e saj ministrja e Kulturës, Elva Maragariti.
1 nga 5
Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…
Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…
Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…
Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…
Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…
Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…
This website uses cookies.