Kulturë

Margariti: Restaurimi i filmit “Mësonjëtorja, ogur i mirë në ditën e parë të shkollës

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit restauroi filmin “Mësonjëtorja”, që mban firmën e regjisorit Muharrem Fejzo, skenarin e Natasha Lakos, dorën e piktorëve Shyqyri Sako e Ilia Xhokaxhi; lojën e shkëlqyer të Roza Anagnostit, Gulielm Radojës, Robert Ndrenikës, Ardian Cergës etj.

“Një përkim i bukur dhe një ogur i mirë restaurimi i filmit “Mësonjëtorja” me ditën e parë të shkollës”, shkroi ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në rrjetet sociale.

Margariti i uroi suksese çdo nxënësi dhe mësuesi për fillimin e një kapitulli të ri, duke ndarë lajmin se puna e bërë nga AQSHF në bashkëpunim me Harabel Contemporary Art Platform do të mund të shihet nesër pasdite, në Pallatin e Brigadave.

“Mësonjëtorja, një film-simbol i përpjekjes për dije dhe një homazh për të gjithë dëshmorët e gjuhës shqipe, që sakrifikuan gjithçka për të mbajtur ndezur këtë flake”, është shprehur ministrja Margariti.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Formacionet e mundshme/ Arsenal-R.Madrid, Arteta me Merinon në sulm, spanjollët rigjejnë Kurtuanë

Sot në mbrëmje Arsenal dhe Real Madrid i japin jetë takimit të parë të vlefshëm…

1 hour ago

Punimet në Bulevardin “Skënderbeu”- Bashkia njofton për bllokimin e rrugës për 5 ditë

Të nderuar qytetarë! Nga data 9 prill deri më 13 prill, janë planifikuar punime në…

1 hour ago

Paraqitja zhgënjyese e Vllaznisë në Ballsh – Shkëmbi: Lojë e dobët dhe nën nivel, arbitrimi korrekt

Vllaznia doli pa pikë nga transferta e Ballshit, duke u mundur nga Bylisi me rezultatin…

2 hours ago

Punimet në bulevardin “Skënderbeu” – Beci: Ishte ndërhyrje e planifikuar, vjen pas rehabilimit të kolektorit

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në bulevardin “Skënderbeu” në…

2 hours ago

Një Shkodër më e sigurt në rrugë  – Aktivistët ndërmarrin nismën për rritjen e ndërgjegjësimit në respektimin e rregullave të qarkullimit

Qyteti i Shkodrës po përballet me një rritje të ndjeshme të trafikut rrugor.  Fluksi i…

2 hours ago

Rrjeti i Muzeve të Shkodrës – Parmeza: Po përgatitemi për sezonin e ri, synimi këtë vit është 28 mijë vizitorë

Rrjeti i Muzeve të Shkodrës që përfshin tre muzetë , atë të Kalasë, Dëshmisë e…

2 hours ago

This website uses cookies.