Në këtë pjesë të parë të vitit, Biblioteka “Marin Barleti” ka qenë përherë aktive sa i përket zhvillimeve letrare e artistike të qytetit si dhe aktiviteteve të ndryshme me fokus librin. “Qyteti im, nektari im” është një prej iniciativave të Bibliotekës publike të Shkodrës dedikuar të rinjve. Krijimi letrar më i mirë, punimet më të mira në Multimedia dhe Arte Figurative janë në fokus të projektit.Krijimi i klubit të librit “Mes miqsh” është një tjetër risi e kohëve të fundit. Të rinjtë që vijnë nga shkolla të ndryshme të qytetit diskutojnë si në një forum tematika të lidhura me librin dhe moshën e tyre.”Biblioteka që dua”, “Unë jam Biblioteka” apo “Dhuro një libër, dhuro një copëz Shqipëri” janë disa nga iniciativat e krijuara së fundmi të Bibliotekës që kanë për qëllim të afrojnë të rinjtë me librin.
Për ditën e sotme (9 prill) mbi vendin tonë pritet depërtimi gradual i masave ajrore…
Sot në mbrëmje Arsenal dhe Real Madrid i japin jetë takimit të parë të vlefshëm…
Të nderuar qytetarë! Nga data 9 prill deri më 13 prill, janë planifikuar punime në…
Vllaznia doli pa pikë nga transferta e Ballshit, duke u mundur nga Bylisi me rezultatin…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në bulevardin “Skënderbeu” në…
Qyteti i Shkodrës po përballet me një rritje të ndjeshme të trafikut rrugor. Fluksi i…
This website uses cookies.