Categories: LajmeSportMotosport

Mark Markez nuk ka justifikime për 2024

Marc Marquez mezi po pret të drejtojë një Ducati. Pas vështirësive të hasura në vitet e fundit me Hondën, piloti spanjoll është gati për një ndryshim në karrierën e tij, i rrënuar nga dëmtimet dhe problemet me motorin Honda.

“Tek Honda ishte kthyer në një makth të vërtetë që nga viti 2020, por vetëm koha do të tregojë nëse vendimi për të shkuar te Ducati do të jetë i duhuri”, – shpjegoi ish-kampioni i botës në një intervistë dhënë për faqen e MotoGP.

Sezoni nuk ka mbaruar ende, por Marquez është gati t’i bashkohet skuadrës Gresini ku do të thirret për të përballuar një sfidë të vështirë, por jo të pamundur, pra për të fituar Kampionatin Botëror.

“Gjithmonë ka dyshime pas marrjes së një vendimi të rëndësishëm. Eshtë e vështirë të ndryshosh motorin dhe të fitosh menjëherë. Megjithatë, duhet të kemi parasysh që në vitin 2024 do të ngas motorin më të mirë, për këtë arsye nuk do të kem justifikime. Tre drejtuesit më të mirë në Kampionatin Botëror janë të gjithë te Ducati”, – nënvizoi piloti spanjoll.

Ndërkohë, Marquez nuk ndalet dhe po përgatitet të përballet me tre garat e fundit të sezonit që do të vendosin për fatin e kampionatit me Francesco Bagnaia dhe Jorge Martin në garën për titullin.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

17 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

17 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

17 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

17 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

18 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

18 hours ago

This website uses cookies.