Mark Rutte merr sot drejtimin e NATO-s. Ja sfidat e kreut të ri
Ish-kryeministri I Holandës Mark Rutte do të marrë këtë të martë (1 tetor) zyrtarisht drejtimin e NATO-s.
Rutte, një veteran i BE-së, është i pozicionuar mirë për të trajtuar sfidat e NATO-s, teksa sot merr frenat e Aleancës së Veriut. Ai pritet të përballet me sfida të vjetra dhe të reja, ku i duhet të përballet me një Rusi luftarake, marrëdhëniet e ftohura me BE dhe kërcënimin potencial me zgjedhjen e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.
57-vjeçari Rutte do të marrë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të aleancës 32-vendesh të NATO-s, duke zëvendësuar në këtë post ish-kryeministrin norvegjez Jens Stoltenberg.
Si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Rutte do të përballet me një sërë sfidash të ndryshme. Nga jashtë, ekziston një Rusi revizioniste dhe një Kinë këmbëngulëse. Brenda, ka sfida ndaj demokracisë brenda aleancës dhe furnizime të varfëruara ushtarake. Aleanca sapo ka kaluar një periudhë transformimi dhe ka zhvilluar plane të reja rajonale nëpërmjet një modeli të ri force.
Një gjë që Rutte nuk duhet të ketë frikë është se puna e tij e re nuk do të jetë e mërzitshme.
Zgjedhjet në SHBA
Rutte merr detyrën vetëm një muaj përpara se SHBA të shkojë në zgjedhje për të vendosur nëse Donald Trump ose Kamala Harris do të udhëheqin anëtarin më të madh të NATO-s. Kjo bëri që të bien kambanat e alarmit, duke qenë se Trump është treguar i vakët në lidhje me mbështetjen për Ukrainën dhe në përgjithësi për paktin e sigurisë transatlantike si dhe kërkon një NATo gjithnjë e më të vogël.
Marrëdhëniet e ftohta me BE-në
Kushdo që është në Shtëpinë e Bardhë, Evropa duhet të rrisë shpenzimet e mbrojtjes duke pasur parasysh agresionin rus. Vetë Rutte ka qenë një mbështetës shumë i fortë i Ukrainës, por duket se do të ketë një marrëdhënie të ndërlikuar edhe me BE. Ursula von der Leyen tha se do të emëronte komisioner të mbrojtjes, Andrius Kubilius të Lituanisë dhe kjo shkaktoi një reagim të furishëm nga Stoltenberg, i shqetësuar se ajo po lëvizte në fushën e tij.
“Ajo që BE nuk duhet të bëjë është të fillojë të ndërtojë struktura alternative të mbrojtjes,” u tha Stoltenberg gazetarëve, duke shtuar: “Vendet mund të kenë vetëm një grup objektivash aftësish, nuk mund të kenë dy, dhe kjo është përgjegjësi e NATO-s.”
Sfida e Rutte do të jetë rindërtimi i një marrëdhënieje me BE-në, paso ideja e një Komiosneri të Mbrojtjes nga BE duke një llojë fyerje ndaj NATO-s dhe tregon se BE-ja nuk ka qenë e suksesshme në rolin e saj të sigurisë.
Sulmi i Rusisë në Ukrainë
Sapo Rutte të hyjë në detyrë, Ukraina do ta thërrasë atë për ndihmë me afrimin e dimrit. Gjatë muajve të fundit, Rusia ka shtuar sulmet kundër termocentraleve dhe digave të Ukrainës.
Çelësi, thotë shefi në largim i NATO-s, Stoltenberg, qëndron në më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore që mund të mbrojnë furnizuesit e energjisë, si dhe stafin e mirëmbajtjes që punon për riparimin e objekteve të dëmtuara.
Vendet e NATO-s po luftojnë gjithashtu për të dërguar sisteme të mbrojtjes ajrore. Por Evropa nuk ka aq shumë për të dërguar, përparimi në SHBA u vonua në Kongres dhe vendet afër Rusisë janë më pak se të gatshme të heqin dorë nga mburojat e tyre ajrore në këtë kohë të rrezikshme.
Pagesat e anëtarëve të NATO-s
NATO-ja këtë javë festoi një numër rekord të aleatëve që arritën objektivin prej 2 % të PBB-së për shpenzimet e mbrojtjes. Por një e treta e aleancës ende nuk po arrin në shenjë, pavarësisht se e bëri atë premtim 10 vjet më parë. Kombet e Evropës Jugore janë ndër shkelësit më të këqij lidhur me pagesat e detyrimeve ndaj NATO-s
Ankesat e krahut lindor
Vendet në kufi me Rusinë nuk janë tifozët më të mëdhenj të Rutte. Ata ishin të zemëruar për shpenzimet e ulëta të mbrojtjes holandeze dhe janë veçanërisht të mërzitur që roli kryesor në NATO i ka shkuar gjithmonë një evropiani perëndimorë ose veriore, edhe pse vendet e krahut lindor kanë qenë në aleancë për një çerek shekulli.
Vendet e krahut lindor tani ka të ngjarë të kërkojnë përfaqësim më të mirë në nivelin dytësor të NATO-s: pozicionin e zëvendëssekretarit të përgjithshëm dhe postet e ndryshme të ndihmës sekretarit të përgjithshëm.
Udhëheqësit Putin-dashës të Evropës
Nuk është vetëm Trumpi që Rutte duhet ta bindë për ta mbajtur NATO-n gjallë dhe mirë. Në të gjithë Evropën, partitë e së djathtës ekstreme skeptike ndaj NATO-s dhe Putin-dashëse po lulëzojnë.