Markez del hapur: Kush nuk do ta donte Barçën
Çavi Hernandez bëri deklaratën e bujshme pas humbjes me Vijarrealin dukshëm i shtyrë nga situata e krijuar në klub. Edhe pse Deko shpesh herë në publik ka mbrojtur punën e tij, të njëjtën gjë nuk ka bërë presidenti Laporta.
Ky i fundit nuk ka shkarkuar trajnerin për shkak të kushteve të vështira financiare ndërsa i ka dhënë gjithmonë e më shumë përparësi zgjidhjes brenda “familjes” blaugrana. Për këtë motiv shikohet se favorit për tu bërë trajner i Barçës është emri i Rafa Markezit.
Vetë meksikani nuk ka mohuar diçka të tillë dukë thënë: “Kush nuk do të donte, të ishte trajner i Barçës? Por gjëja më e rëndësishme është të vazhdosh të përgatitesh për shkak se jam në sezonin tim të dytë si trajner këtu, do të përgatitem për këtë shans”.