Categories: KulturëLajme

Marko Morricone flet për RTSH-në: Babai im e cilësonte veten një artizan të muzikës

Veprat e kompozitorit të njohur Ennio Morricone që prej 50 vitesh janë ndërkombëtarisht të njohura, të vlerësuara dhe mbeten në memorien e çdo personi, që pavarësisht njohjes që ka me muzikën mjafton t‘i përmendet kolona zanore e filmave legjendë si “Na ishte njëherë perëndimi“, “Për një grusht dollarë”, “Kumbari” apo edhe “Oktapodi” e menjëherë vjen melodia e Morricones.

Për djalin e tij të madh Marko, (o.Marko Morricone) puna e babait të tij që e ka bërë të jetojë edhe pas vdekjes është shumë e rëndësishme.

“Për mua ishte babai im pavarësisht aktivitetit të tij. Puna e tij e ka bërë që të jetojë gjatë pas vdekjes dhe kjo për mua është shumë e rëndësishme, por personi është një gjë dhe personazhi një tjetër”, shprehet ai.

Djali e përshkruan babin e tij si një njeri të rreptë.

“Babai ishte shumë i rreptë, me veten e tij në radhë të parë e më pas me të tjerët, ishte shumë serioz dhe shumë i dhënë pas punës së tij. Kur i zhytur në punën e tij, ai gllabërohet tërësisht nga ajo. Babai nuk ndjehej mire si një personazh pasi ai e quante veten si një artizan të muzikës jo krijues. Për të muzika ishte një e martuar dhe plotësuar me matematikën, për të muzika ishte shkencë ekzakte. Babai dashuronte lojën e shahut ku duhet të lëvizësh me llogari precize në një hapësirë të mirëpërcaktuar dhe ai kështu e shihte edhe muzikën siç është edhe lufta për jetën”, tha Marko.

Marko Morrikone ishte për herë të parë në Shqipëri dhe impresioni i tij është që Shqipëria është më e gjallë se Italia.

“Jemi dy popuj që kemi shumë të përbashkëta edhe kulturalisht dhe shpresoj që shqiptarët të vijojnë të kenë Italinë si pikë reference edhe pse dyshoj se pasi ne po jetojmë një kohë jo të mirë. Këtu në Shqipëri kam ndjesinë që Rinia është më gjallë, më kërkuese ndërsa tek ne nuk e shoh një gjë të tillë”, tha ai..

Marko Morikone ishte i ftuar special në Festivalin e Fimit për të Rinjtë e Ballkanit i cili u hap me filmin dokumetar të regjizorit, Giuseppe Tornatore kushtuar Ennio Morrikones me titullin “Ennio” dhe i prodhuar vetëm një vit pas ndarjes nga jeta të kompozitorit të madh italian .

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ekskluzive! Vota e diasporës nën monitorim, krerët e OSBE dhe KQZ garantojnë fshehtësinë e votës

Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…

8 hours ago

“Kupa e Botës 2026”, Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance paralajmëron tifozët me “Barbin e akullt”

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…

8 hours ago

Kopliku: PD vëmendje të veçantë arsimit / Kandidati i PD-ASHM u njoh me problematikat e UNISHK

Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…

9 hours ago

Ambasadorja japoneze në UNISHK / Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…

9 hours ago

Lesha takim me ish- ushtarakët / Kandidati i PS-së vlerësoi rolin e tyre në këtë fushatë, por edhe në vite

Kandidati i Partisë Socialiste, Besmir Lesha, është takuar me ish- ushtarakë të cilët kanë dhënë…

10 hours ago

Bejleri: Në 2 vite u rikthyen donatorët / Kandidati për deputet i PS-së liston investimet kryesore në Bashkinë Shkodër

Përveç investimeve me fondet e bashkive dhe të qeverisë qendrore, një rol thelbësor në zhvillimin…

10 hours ago