Marku: Opozita duhet të bindë veten, këshilltarja demokrate: Problemet e abuzimeve në Lezhë, të pafundme
Këshilltarja demokrate e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku, nuk ka preferuar të komentojë thirrjen e kryebashkiakut Pjerin Ndreu në SPAK, duke e konsideruar si çeshtje në dorën e drejtësisë. Megjithatë, ajo ka pohuar se problematikat e abuzimeve në Bashkinë e Lezhës janë të pafundme.
E pyetur për mundësinë e fitores së opozitës në zgjedhjet politike të vitit të ardhshëm, Marku thotë se, fillimisht, opozita duhet të bindë veten se është e kundërta e kësaj qeverisje të korruptuar.
Ndërsa ka kërkuar që t’i jepet fund tranzicionit 34 vjeçar, këshilltarja demokrate Marku e ka bërë të qartë se Berisha nuk është altertanivë qeverisje. Nuk është opsion qeverisje për të rrëzuar një qeveri të korruptuar, kur janë vetë nën hetim për korrupsion, ka shtuar Marku.