Maroku ka aprovuar ekstradimin e Ruben Saraivës, i dyshuar si vrasësi i Ardian Nikulajt në Shëngjin
Policia shqiptare njofton se autoritetet marokene ka aprovuar ekstradimin në Shqipëri të shtetasit portugez Ruben Saraivës, i dyshuar si vrasësi i biznesmenit shqiptar Ardian Nikulajt në Shëngjin më në 19 Prill 2023.
“Sundimi i ligjit vijon të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Askush nuk do të mund t’i fshihet. Falë mbështetjes së Interpol, marrëdhënia me të cilët ka hyrë në një fazë të re, si dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese të Marokut, jemi bërë me dije se është pranuar kërkesa jonë për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë. Policia e Shtetit do të realizojë së shpejti ekstradimin e tij në Shqipëri” njofton policia.
Ruben Saraiva ekzekutori i biznesmenit dhe politikanit lokal Ardian Nikulaj, u kap nga kamerat e sigurisë dhe në ambientet e jashtme të lokalit.
Vrasësi ishte pjesë e një grupi që përbëhej edhe nga një shqiptar e 4 britanikë, mes të cilëve një vajzë.