Marquez, mbreti i shpejtësisë

Mark Markez vazhdon të dominojë në këtë botëror të MotoGp. Por spanjolli pas tre garave të para ka arritu të thyejë rekordin e Valentino Rosit përsa i përket polpozishënit. Spanjolli ka 69 të tilla vetëm në klasin e parë të Moto Gp, ndërsa italiani ka 65. E duke patur në dispozicion një Ducati tepër të shpejtë, markez pritet të thyejë të tjera rekorde.
Pseudonimi i tij njihet si Mbreti i Amerikës, por nga të dhënat e deritanishme ai mund të quhet në mënyrë të përsosur Mbreti i Shpejtësisë. Marc Márquez vazhdon të jetë i pamposhtur edhe pse Çmimi i Madh i Amerikës, nuk përfundoi siç pritej. Ai u rrëzua kur dominonte, por të paktën fitoi sprintin. Pesë nga gjashtë fitore. Tajlandë dhe Argjentinë.
Me atë pole të fundit në GP të Amerikës, Marc Márquez vazhdon drejt një rekordi që askush nuk e ka arritur ndonjëherë. Dhe çfarë do të arrijë nëse vazhdon me këtë ritëm, nuk dihet. Spanjolli tashmë ka në arkivin e tij gjithsej 97 vende të para që nga debutimi i tij në Botëror, në të tre kategoritë që ka kaluar. Nëse flasim vetëm për pole position në MotoGP, numri shkon në 69.
Dhe fakti kurioz është se ky rekord tejkalon totalin e këtyre pozicioneve 65, të arritura nga Valentino Rossi në karrierën e tij sportive në Kampionatin Botëror. Piloti italian, vazhdon t’ia kalojë spanjollit me nëntë kurora kampioni në Moto Gp.
E sipas gjasave, duket se gjithçka do të kalojë në emrin e Marc Márquezit, i cili do të vazhdojë të dominojë në nivelin më të lartë, këtë herë, duke ngarë një Ducati që ka nxjerrë edhe një herë versionin e tij më të mirë. E pas 3 pole position të para në këtë botëror të Moto Gp, Marquez dominon. Shfaqja vazhdon.