Categories: BotaLajme

Marrëveshja e armëpushimit, lirohen 12 pengje izraelitë dhe 30 të burgosur palestinezë

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan se Hamasi liroi sipas marrëveshjes edhe 12 pengje të tjerë. 10 nga 12 pengjet janë izraelit, ndërsa dy të tjerët janë të huaj. “Përfaqësuesit e Kryqit të Kuq i transferuan 12 pengjet në Egjipt.  Përfaqësuesit e sigurisë do të verifikojnë identitetin e pengjeve të liruara në pikën e takimit. Familjet e pengjeve po mbahen të informuar nga përfaqësuesit e IDF” bëhet e ditur në deklaratë. Ndërkaq edhe Izraeli liroi më vonë 30 të burgosur palestinezë, 15 fëmijë dhe 15 gra të mbajtur ndër vite në burgjet izraelite. 

Të hënën, Katari njoftoi një marrëveshje për zgjatjen edhe për dy ditë të tjera të pauzës humanitare, ndërsa këtë të martë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të këtij shteti tha se armëpushimi mund të zgjatet edhe më shumë nëse Hamasi pranon të liroje 10 pengje izraelitë në ditë. Ndërkaq, qeveria izraelite miratoi në orët e vona të së martës një buxhet aneks, të përshkruar si të paprecedentë, me vlerë rreth 8 miliardë dollarë për të mbuluar nevojat e luftës në Gaza. 

Por, Shtetet e Bashkuara i kërkuan Izraelit të jetë më i kujdesshëm për t’i mbrojtur civilët dhe për ta kufizuar dëmtimin e infrastrukturës gjatë ndonjë ofensive të mundshme në jug të Rripit të Gazës. Ky ndryshim në politikat e administratës Biden vjen pas kritikave të fuqishme nga brenda dhe jashtë vendit. 

Ofensiva ajrore dhe tokësore e Izraelit në Gazë ka qenë shkatërruese, duke i lënë mbi 15.000 palestinezë të vrarë, dhe duke detyruar mijëra të tjerë të zhvendosen në jug të vendit, ku janë përballur me mungesë thelbësore të ushqimit, energjisë elektrike dhe ujit. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

14 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

14 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

14 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

14 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

14 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

14 hours ago

This website uses cookies.