Categories: LajmePolitikëRajoni

Marrëveshja e Ohrit dhe Aneksi i Zbatimit, Rama: Të përfshihen në procesin e anëtarësimit të Serbisë e Kosovës në BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë dhe Aneksi i saj Zbatues,  duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse të proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE.

Pak ditë para takimit të Këshillit Evropian të 21 marsit, kreu i qeverisë shqiptare, me anë të një postimi në rrjetet sociale, vë theksin te zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit nga Kosova e Serbia, si mjaft të rëndësishme për ruajtjen e paqes, stabilitetit e sigurisë.

Ndërsa i afrohemi takimit të Këshillit Evropian të 21 marsit, është thelbësore të kujtojmë se zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin e saj Zbatues, është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor. Nuk mjafton vetëm njohja e Marrëveshjes që është ligjërisht e detyrueshme. Për të siguruar progres, Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse të proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE”, shkruan Rama teksa thekson më tej se “Çdo vonesë për ta bërë këtë vetëm e forcon status quo-në. Dhe status quo-ja në lidhje me këtë çelës strategjik për një fqinjësi paqësore, të begatë dhe evropiane në mes të Evropës nuk i shërben sigurisë së vetë Evropës”.

Një vit më parë, Kosova e Serbia arritën pas 12 orësh negociata marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vende. Por marrëveshja nuk u nënshkrua zyrtarisht nga palët.

Sulmet në Banjskë, vrasja e efektivit Afrim Bunjaku dhe rregullorja e BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit serb prej 1 shkurtit, sollën një përkeqësim të marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vota e diasporës, KQZ përditëson të dhënat: 86 493 aplikime, 53 828 kërkesa të miratuara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat më të fundit, lidhur me numrin e…

7 hours ago

Gara për drejtorin e RTSH, Këshilli Drejtues i RTSH përzgjedh kandidatët që vazhdojnë

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vijoi procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të…

22 hours ago

Mistere të pa zbuluara, vendet më të fshehura të planetit

Ndërsa shkencëtarët dhe eksploruesit kanë arritur të zbulojnë dhe dokumentojnë shumë nga misteret e Tokës,…

22 hours ago

Investimet në nënstacionin elektrik, OSHEE njofton për ndërprerje të energjisë në Shëngjin

Në kuadër të investimeve që po realizohen në nënstacionin elektrik të Lezhës, Operatori i Shpërndarjes…

22 hours ago

Ligji për hotelet luksoze, Majko abstenon draftin. Opozita: Dëmton konkurrencën

Ishte radha e Komisionit të Ligjeve për të diskutuar propozimin e deputetit të PS-së, Blendi…

22 hours ago

Gripi rrezikon zemrën, shtohen rastet e të rinjve me miokardit

Prekja nga viruset që po qarkullojnë në vend ka rritur ndjeshëm numrin e pacientëve që…

22 hours ago

This website uses cookies.