Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Bello: Përfiton gjenerata e parë e emigrantëve shqiptarë

pensioneve me Italinë

Senati italian ka miratuar marrëveshjen e njohjes së pensioneve me Shqipërinë. Një përpjekje disavjeçare është kurorëzuar me sukses të plotë, me njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore të të dyja shteteve. Finalizimi i kësaj marrëveshjeje ofron për shumë persona një siguri dhe një perspektivë pozitive për të ardhmen.

Një prej aktivisteve të komunitetit shqiptar në Itali, Greta Ballo, ka bërë me dije se për përmbylljen e këtij procesi fshihet nga pas një punë mbi 10-vjeçare. Ajo theksoi se ndonëse pretendohet se mundtë jenë 500 mijë shqiptarë që përfitojnë nga firmosja e marrëveshjes, shumë prej tyre nuk përmbushin kushtet e derdhjes së kontributeve në të dyja vendet.

Ajo theksoi se fasha kryesore e cila përfiton nga marrëveshja është ajo që konsiderohet si gjeneratat e parë e emigrantëve shqiptarë.

“Kjo marrëveshje u jep të drejtën qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali që të bashkojnë vitet e kontributeve të derdhura në dy vendet. Shifra prej 500 mijë shqiptarë përmbledh gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali por jo të gjithë kanë një situatë që kanë punuar në të dyja vendet, kështu që përjashtojmë ata që kanë punuar në Shqipëri në këtë rast.

Çdo vit do ketë mijëra shqiptarë që do përmbushin moshën e pensionit dhe do mund të përfitojnë. Është fasha e emigrantëve të gjeneratës së parë. Këta janë fasha kryesore që do të përfitojnë.

Kjo ka nisur në momentin kur vumë re që po arrinte mosha e pensionit për këta persona dhe në mungesë të kësaj marrëveshje nuk mund të dilnin në pension”, deklaroi ajo.

Ballo u ndal më tej dhe te vështirësitë që kanë hasur gjatë rrugëtimit për përmbylljen e marrëveshjes së pensioneve Shqipëri-Itali.

Dy qeveritë që kishin ngecur në procesin dy-palësh, pasi nga ana italiane shtrohej fakti që kosto ishte shumë e lartë dhe në këtë moment ne si komunitet nisëm të trokisnim në dyert e politikës italiane për t’i kërkuar angazhim direkt. Ka mbi 10 vite që ka nisur si betejë ka kaluar në faza vështirësie të mëdha dhe jemi të lumtur për arritjen sot.

Pengesa kryesore për t’u finalizuar si marrëveshje është vullneti politik italian. Kur ne si komunitet trokitëm në të gjithë dyert e politikës jo të gjithë hapën dyert. Vetëm një palë politike u vu në krahun tonë me një person specifik, një senator i cili mundësoi lëvrimin e një fondi të posaçëm në buxhetin e shtetit. Palët e tjera politike nuk ishin dakord. Ishte në prag të mbylljes si proces, por ra qeveria Draghi dhe erdhi qeveria Meloni. për ne ky moment ishte shumë i vështirë. Meloni e mbajti pezull 1 vit derisa i dha vazhdueshmërinë me 2 firmat e ministrave të shkurtit të vitit të kaluar”, theksoi ajo.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.