Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Dritan Trimçev: Pozitive, favorizon të gjithë ata që kanë punuar me rregulla

“Jashtëzakonisht pozitive” e ka konsideruar president i Shoqatës Diaspora 91-19 në Itali, Dritan Trimçev marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe shtetit fqinj për njohjen e pensioneve. Në një lidhje me Skype për emisionin “Mirmengjesi Shqipëri” në RTSH, Trimçev tha se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë një numër i madh shqiptarësh që punojnë prej vitesh në Itali.

 “Marrëveshja është një gjë jashtëzakonisht pozitive dhe favorizon shumë si ata që kanë punuar për vite të tëra me rregulla, sepse në të zezë nuk ka përfitim, si ata që do të punojnë në të ardhmen. Kjo sjellë edhe qetësimin e gjendjes nga ana jonë se nuk kemi më atë frikën a do dalim në pension apo nuk do dalim në pension, nuk do të kemi më burokracitë që janë sot, gjërat do të jenë shumë më të thjeshtuara. Marrëveshja është shumë e gjerë, nuk përfshinë vetëm asistencën mjekësore, por për ndihmat e tjera, invaliditeti, leja e shtatzënisë janë të përfshira”, u shpreh ai.

Por ndërsa marrëveshja me Italinë është arritur, me shtetin tjetër fqinj, Greqinë, qeveria shqiptare është ende në përpjekje për të gjetur një dakordësi. Në takimin me shqiptarët në Athinë më 12 maj, kryeministri Edi Rama preku edhe çështjen e pensioneve, teksa tha se shumë shpejt do të ketë lajme të mira, por pa dhënë detaje konkrete.

Etmond Guri, përfaqësues i diasporës shqiptare në Greqi tha se nëse një marrëveshje e tillë do të arrihej, janë më shumë se 100 mijë shqiptarë në shtetin fqinj që do të përfitonin.

Pas një periudhe shumë të gjatë, lajmi i parë për pensionet ishte ai i dhënë nga kryeministri në takimin e 12 majit në Athinë. Çështja e pensioneve lidhet më shumë me  aspektin ekonomik sesa atë ligjor dhe marrëveshje mes dy vendeve. Greqia ka kaluar një krizë dhe e ka patur të pamundur t’i përgjigjej qytetarëve dhe ka krijuar lëvizje që kanë penguar një pjesë të popullsisë. Më në fund Greqia është gati t’i japë pension qytetarëve të vendeve të treta që kanë kontribuar  në Greqi. Kontingjenti shqiptar që përfiton pension në Greqi e kalon shifrën e 100 mijë shtetas. Ka disa lëvizje që ka bërë shteti grek me amendamente ligjore që ka vënë një tavan sigurimesh shoqërore që shumë bashkatdhetarë nuk i kanë. Janë disa detaje që ekipi i ekspertëve duhet t’i ketë parasysh për të patur një marrëveshje funksionale”, u shpreh ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.