Marrëveshja e refugjatëve, Rama thotë se Shqipëria nuk ka kërkuar asnjë përfitim

0c26728e3f614638817f6c35e0af5e4d

0c26728e3f614638817f6c35e0af5e4d

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për marrëveshjen e refugjatëve me Italinë.

Në emisionin “Dritto e direto” në televizionin “rete 4”, kryeministri Rama përsëriti se integrimi i Shqipërisë në BE nuk ka lidhje me marrëveshjen e nënshkruar mes kryeministrave të dy vendeve. 

Ata që thonë këtë nuk dinë as se si trokitet në Evropë, jo më si hyhet. Të hysh në Evropë është  ndryshe nga kjo imagjinatë. Duhen bërë reforma, duhen bërë detyrat e shtëpisë që kërkojnë shumë përkushtim dhe më pas ka një komision evropian që bën vlerësimin. Ne e dimë se jemi tepër të vegjël, por megjithatë duhet të japim një dorë, për të nderuar veten dhe miqësinë që na lidh me Italinë,” tha kryeministri Rama.

Shefi i qeverisë shqiptare deklaroi se pavarësisht kundërshtimeve nga opozita në të dyja vendet, ai beson se marrëveshja e refugjatëve është e drejtë. 

Nëse në Itali ishte e majta që ishte disi jashtë linje, por që mendoj se është një problem i zgjidhur, atëherë them se ndoshta kjo nuk i shkon së majtës. Por nuk është as për të djathtën, sepse në Shqipëri është e djathta që thotë të njëjtat gjëra. Nuk i shkon së majtës, nuk i shkon së djathtës, por ndoshta është thjesht e drejtë,” u shpreh z. Rama.

Kryeministri i Shqipërisë në intervistën në “rete 4” tha se në qendrën që do të ngrihet nuk do të strehohen vetëm meshkuj, siç është raportuar gjerësisht, por përjashtim do të bëjnë vetëm fëmijët dhe gratë shtatzëna.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.