Marrëveshja Interbus, Balluku: Zhvillojmë transportin ndërkombëtar të udhëtarëve sipas kritereve të BE

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka kërkuar që Kuvendi të votojë projektligjin për marrëveshjen Interbus, synimi i të cilës është të zhvillojë transportin ndërkombëtar të udhëtarëve dhe të vendos kriteret e BE për transportin e udhëtarëve për subjektet e licencuara.

“Projektvendimi i cili po shqyrtojmë sot parashikon aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin e Marrëveshjes mbi transportin ndërkombëtar të rastit të udhëtarëve me autobus, ndryshe e quajtur marrëveshja Interbus, në lidhje me transportin ndërkombëtar të rregullt dhe të specializuar të udhëtarëve me këtë mjet udhëtues. Qëllimi i Marrëveshjes Interbus është që të zgjerohet përmes dispozitave të këtij Protokolli shtesë, mbi procedurat për shërbimet e rregullta dhe të specializuara, që janë objekt autorizimi. Protokolli synon të ndikojë në promovimin dhe zhvillimin e  mëtejshëm të transportit ndërkombëtar të udhëtarëve në Europë, si dhe për të lehtësuar organizimin dhe operimin e tij. Ka si objektiv strategjik të Qeverisë për të rritur dhe forcuar sektorin e turizmit dhe dëshirën për të promovuar më tej shkëmbimin kulturor ndërmjet Palëve Kontraktuese të këtij Protokolli, si dhe dëshirën për të zgjeruar qëllimin e shërbimeve të transportit të përcaktuar në Marrëveshjen Interbus, për të mbuluar gjithashtu shërbimet e rregullta dhe të specializuara”, tha Balluku.

Balluku tha se ky projektligj do të garantojnë zbatimin e parimeve të mosdiskriminimit për shkak të kombësisë, ndërsa i jep edhe një hov të ri turizmit ku këtë vit sipas të gjitha projeksioneve mund ta vizitojnë vendin tonë mbi 14 milionë pasagjerë

“Protokolli gjithashtu përcakton se Palës Kontraktuese duhet ti garantojnë zbatimin e parimeve të mosdiskriminimit për shkak të kombësisë, vendit ku është vendosur operatori i transportit, vendit të origjinës, si dhe vendit të destinacionit të autobusit dhe shërbimit të ofruar. Në një kohë kur turizmi në Republikën e Shqipërisë ka shënuar një hov të ri, ndërkohë që pas një prove gjenerale të suksesshme të vitit 2023 kur në territorin tonë hyjnë 10 milionë pasagjerë, sot kur jemi të përgatitur sipas të gjitha projeksioneve për të pranuar dhe për të akomoduar në vendin tonë mbi 14 milionë pasagjerë, të gjitha planet të cilat kanë të bëjnë me transportin detar, atë ajror dhe rrugor janë të domosdoshme dhe prioritare. Çdo marrëveshje e cila akomodon një përafrim ligjor me të gjitha kriteret dhe kërkesat e Bashkimit Europian në këtë moment janë shumë të rëndësishme”, tha Balluku.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.