Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, Berisha: Do ta dërgojmë në Kushtetuese
Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar nga Kryesia e Kuvendit se marrëveshjen midis Shqipërisë dhe Italisë për të sjellë emigrantët, opozita do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
“Për sa i përket marrëveshjes së emigrantëve, do të përgatitet teksti dhe do të dërgohet në Kushtetuese. Ne mendojmë se ka një shkelje serioze të kushtetutës, firma e Edi Ramës.
Mendojmë se ka probleme serioze të të drejtave të njeriut, ndaj dhe duke mbajtur qëndrimin tonë negativ, opozita do ti drejtohet gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen”, u shpreh Berisha.
Berisha foli gjithashtu edhe për qëndrimin e opozitës ndaj mazhorancës në Kuvend, duke theksuar se kjo është një betejë pë kthim.
“Po detyrohem të perifrazoj prapë veten; ai tym dhe ajo blozë që nxiu sterr fytyrën e Edi Ramës dhe Lindit Nikollës, ndriçoi në mbarë botën opinionin publik, mediat mbi të betejën e drejtë pa kthim që zhvillon opozita në parlamentin e Shqipërisë.
U vendos që kjo betejë pa kthim të vazhdojë në drejtim të horizonteve të reja”, tha Berisha.
Berisha shtoi se “qëndrimi i Edi Ramës dhe Linda e parlamentit, është më antidemokratik, antiligjor, antikushtues që është mbajtur ndonjëherë. Beteja vazhdon pa kthim”.