Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, Michel: Nuk duhet të kemi frikë nga gjërat e reja
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, referuar marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë, tha se duhen parë mënyra operacionale për menaxhimin e emigracionit. Komentet Michel i bëri gjatë një interviste për agjencinë European Neësroom.
“Unë mendoj se ne nuk duhet të kemi frikë të shohim mënyra operacionale, mënyra konkrete për të qenë më efektivë në drejtim të menaxhimit të migracionit. Unë nuk dua të ndërhyj në debatin e brendshëm në Itali, por duhet të shqyrtojmë se cilat janë modalitetet konkrete“, tha ai.
Sipas Michel, gjithçka varet dhe nga mënyra se si mund të zbatohen parimet e së drejtës ndërkombëtare.
“Në këtë aspekt do të duhet të hyjmë në detaje, sepse ka gjëra të rëndësishme, elemente që kanë rol, si proporcionaliteti i masave”, u shpreh ai.
Në përgjithësi, sipas Michel, atmosfera brenda Këshillit Evropian tani ka ndryshuar kur bëhet fjalë për imigracionin. Sipas tij, migrimi është një sfidë politike, sepse ndonjëherë keqpërdoret nga disa grupe politike apo parti politike “për të dobësuar projektin evropian”.
“Mund t’ju them se debati i fundit që patëm javën e kaluar ishte shumë, shumë interesant, tani ka një konvergjencë më të madhe në idenë se duhet të luftojmë imigracionin ilegal, sepse nuk mund t’i lejojmë ata të jenë kontrabandë dhe trafikantë të vendosin kush mund të hyjë në Bashkimin Evropian. Në vitin 2016 – kishte një mungesë totale besimi midis liderëve. Nuk ishte absolutisht e mundur të bëhej një bisedë racionale për migracionin. Kishte fyerje dhe mosbesim. Ishte kaos total dhe u deshën disa vite për t’u rikthyer besimi brenda Evropës dhe besimi ishin shkatërruar për shkak të mënyrës se si migrimi nuk u trajtua brenda Këshillit Evropian. Migrimi është një sfidë politike, sepse ndonjëherë keqpërdoret nga disa grupe politike apo parti politike për të dobësuar projektin evropian. Unë jam pro një koordinimi më të madh evropian për konceptin e vendeve të sigurta dhe ka gjithnjë e më shumë konsensus për këtë ide që, pavarësisht këtij vendimi kombëtar, ne duhet të bashkëpunojmë dhe të hyjmë në më shumë detaje“.