Marrëveshja me Britaninë, Shqipëria do marrë 8 milionë paund për kthimin e 200 të burgosurve

Marreveshja me Britanine

Marreveshja me Britanine

Mediat britanike kanë zbardhur pjesë të marrëveshjes së arritur mes qeverisë së vendit të tyre dhe Shqipërisë në lidhje me kthimin në atdhe të 200 të burgosurve shqiptarë të dënuar në Angli dhe Uells.

Sipas paktit, Shqipëria do të marrë 37 mikrobusë dhe automjete elektrike me vlerë prej 1.5 milionë paundësh,  sipas paktit, ku Britania është zotuar që në këmbim të kthimit të këtyre të burgosurve të ndihmojë në modernizimin e sistemit shqiptar të burgjeve.

Kostoja që Ministria britanike e Drejtësisë do të paguajë është 8 milionë paund përgjatë një periudhe dyvjeçare.

Zyrtarët britanikë ndërkohë këmbëngulin se pakti redukton kostot që shteti britanik duhet të paguajë për të burgosurit, pasi aktualisht për të strehuar një të burgosur në Britani kushton 40 mijë paund në vit. 

Detajet e reja nga pakti me vlerën e disa milionë paundëve, tregojnë se një pjesë e mirë e parave do të përdoren për një flotë të re automjetesh për shërbimin penitenciar të Shqipërisë.

Rreth 500 mijë paundë do të përdoren për 15 automjete elektrike, ndërsa 1 milionë të tjerë për blerjen e 22 mikrobuzëve të rinj për shërbimin shqiptar të burgjeve. 

Kur njoftoi marrëveshjen në muajin maj, sekretari britanik i Drejtësisë Aleks Chalk (Aleks Çok) tha se publiku priste që kriminelët e huaj duhet të vuanin dënimin jo në burgjet tona me paratë e taksapaguesve, ndërsa premtoi se marrëveshja me Shqipërinë do të përshpejtonte heqjen e këtyre shkelësve të ligjit nga territori i vendit dhe do t’u jepte viktimave të tyre besimin se ata që kryejnë krime të rënda do të vijojnë të përballen me drejtësinë dhe do ta kalojnë pjesën e mbetur të dënimit pas hekurave.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.