Marrëveshja me Hamasin, ministri i Mbrojtjes: Po përpiqemi të kthejmë në shtëpi pengjet izraelite

Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant ka deklaruar se trupat e IDF që veprojnë në Gazë kanë krijuar hapësira të tilla që pas marrëveshjes me Hamasin të lehtësojë kthimin e 120 pengjeve të mbajtura nga grupi terrorist.
Duke folur në një ceremoni diplomimi në Kolegjin e Mbrojtjes Kombëtare të Izraelit, Gallant ka theksuar se “veprimet e vendosura të sistemit të sigurisë kanë krijuar kushtet për kthimin e pengjeve”.
“Një dritare e kufizuar mundësish do të hapet para nesh për të përmbushur detyrën tonë morale dhe etike për të kthyer pengjet.
Kushtet që do të krijohen si rezultat i marrëveshjes do të avancojnë interesat tona kombëtare dhe të sigurisë dhe në lidhje me rreziqet që mund të lindin – IDF dhe forcat e sigurisë dinë t’i kapërcejnë ato”, u shpreh Gallant.
Ai ka shtuar se marrëveshja mbi pengjet pengjesh së bashku me operacionin ushtarak në Gaza për të shkatërruar aftësitë e Hamasit është gjëja “e denjë, e drejtë dhe e nevojshme”.