Marrëveshja me Italinë- Anija “Libra” me 8 emigrantë mbërrin në Shëngjin

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga autoritetet italiane, anija e marinës italiane Libra ka mbërritur këtë mëngjes (8 nëntor) në ujërat e Shëngjinit. Rreth orës 08:00, anija pritet të ankorohet në portin detar të Shëngjinit ndërsa, sipas të dhënave në bord, janë vetëm 8 emigrantë të cilët do t’i nënshtrohen procedurave në qendrën pritëse e më pas do të transportohen drejt Kampit të Gjadrit.

Ky është grupi i dytë i emigrantëve që vjen në Shëngjin nga autoritetet italiane, ndërsa për 12 emigrantët e parë gjykata e Romës vendosi kthimin e tyre në Itali, pasi vendosi se ato “nuk vinin nga vende të sigurta sipas legjislacionit evropian”.

Vendimi i gjykatës italiane nxiti tensione politike, ku qeveria Meloni theksoi se zbatimi i kësaj marrëveshje do të vijojë. Kjo bëri që qeveria italiane të miratojë një dekret ligjor për të rishikuar listën e “vendeve të sigurta”.

Pas shpëtimit të tyre në det, emigrantët i nënshtrohen një kontrolli paraprak, dhe vetëm ata që përmbushin kushtet paraprake, që duhet të jenë vetëm burra, jovulnerabël dhe të vijnë nga vende të konsideruara të sigurta sipas legjislacionit evropian, do të dërgohen në qendrat e pritjes në Shqipëri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.