Marrëveshja me Italinë, nisin punimet për ndërtimin e kampit të emigrantëve në Gjadër
Në Gjadër të Lezhës kanë nisur punimet për ndërtimin e kampit të refugjatëve. Nga pamjet e siguruara nga RTSH, punimet janë në fazat e para.
Refugjatët do të priten në një strukturë që do të ngrihet në Portin e Shëngjinit dhe nga aty do të transportohen me autobusë rreth 35 km në Gjadër, ku do të qëndrojnë pa fat deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.
Zbarkimi i tyre do të bëhet në Shëngjin. Në hyrjen e fshatit Gjadër ka nisur ndërtimi i kampit, por dhe ndërtime të tjera që do të kryhen. Edhe për sigurimin e ujit të pijshëm, por edhe të elementëve të tjerë për ta bërë funksionale.
Sipas burimeve, fillimisht do të ngrihet një mur rrethues 7 metra i lartë, kjo për të penguar daljen e mundshme të emigrantëve nëse do të ketë tentativa të tilla.
Kuvendi i Shqipërisë më 22 shkurt 2024 marrëveshjen Shqipëri-Itali për të emigrantët me 77 vota pro, ku parashikohet pritja e emigrantëve afrikanë në portin e Shëngjinit dhe akomodimin në një kamp në Gjadër të Lezhës deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit.
Kjo marrëveshje u miratua pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku tha se negocimi dhe firmosja e marrëveshjes nga kryeministri Edi Rama është i rregullt.
Kryeministri Edi Rama firmosi protokollin me kryeministren e Italisë, Giorgia Melona më 6 nëntor 2023 në Romë.