Balla 1
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se marrëveshja midis qeverisë shqiptare dhe asaj italiane u dha përgjigje shumë skeptikëve që sipas tij, e mendojnë Shqipërinë si vend të dorës së dytë.
Ai u shpreh i bindur se “Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë në një kohë të shkurtër për të filluar zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, ndërsa kujtojmë se institucioni më i lartë i drejtësisë në vend ka pezulluar ratifikimin e Kuvendit për marrëveshjen me Italinë për pritjen e emigrantëve që vijnë nga vendet e Afrikës.
Balla vuri në dukje se marrëveshja mes dy vendeve ka stimuluar edhe Bashkimin Evropian për të përshpejtuar procesin e integrimit, që sipas ministrit të Brendshëm mund të jetë viti 2030, por gjithsesi sipas tij, kjo varet nga BE.
“Shqipëria dha një shembull solidariteti për marrëveshjen që ka nënshkruar me qeverinë italiane meqë ky model solidariteti po merret si shembull për t’u zbatuar nga të gjitha vendet anëtare apo edhe ato që aspirojnë të bëhen anëtarë të BE-së.
Të jesh pjesë e BE-së nuk mjafton thjesht t’i gëzohesh përftimeve që vijnë nga procesi por duhet të angazhohesh dhe të marrësh përgjegjësi.
E vërteta është që ka një diskutim në Evropë që jo të gjitha vendet e BE-së. Emigracioni do të jetë sfida e shekullit që jetojmë jo vetëm për hapësirën e BE-së, dhe Shqipëria ishte vendi i parë që aspirojnë për të hyrë në BE.
Nëse kjo do të ndodhë në vitin 2030, kjo do është diçka që është në përgjegjësinë e BE-së, nuk është më në përgjegjësinë tonë”, tha sot Balla gjatë konferencës për mediat, pas mbledhjes së qeverisë.
Duke iu referuar marrëveshjes për emigrantët, Balla tha se në këtë rast morën përgjigje edhe ata që e konsiderojnë Shqipërinë një vend të dorës së dytë, por që në fakt sipas tij është Europa e Ballkanit.
“Me këtë strategji morën përgjigje edhe ata skeptikë të cilët këtë marrëveshje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë e panë si një marrëveshje që e trajton Shqipërinë si një vend të dorës së dytë. Është transformuar duke u kthyer në Evropën e Ballkanit. Mos harroni rolin që ka Shqipëria dhe vlerësimin që ka marrë për atë që ka arritur. Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë në një kohë të shkurtër për të filluar zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, nënvizoi Balla.
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…
Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…
Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…
This website uses cookies.