Categories: LajmePolitikë

Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Basha: E papranueshme, Rama nuk ka mandat për të negociuar diçka të tillë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për marrëveshjen e firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë për ndërtimin e 2 qendrave ku do të strehohen emigrantë të paligjshëm të ardhur nga Afrika.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Basha e cilëson si një marrëveshje të papranueshme, duke u shprehur se Rama do të përballet me interpelancë në Kuvend sapo të kthehet nga Italia. Ai tha se nuk mundet që një vend të cilit po i largohen të rinjtë dhe profesionistët të hapë dyert për emigrantë të paligjshëm.

 “Nga njëra anë përzë shqiptarët nga ana tjetër kërkon të marrë emigrant të paligjshëm. Italia është një vend mik, por interesat kombëtare janë parësore, vetëm transparenca tregon nëse cenohen apo jo interesat e shqiptarëve”, – u shpreh Basha.

“Problemi është që shqiptarët po i përzë dhe po sjell emigrant të paligjshëm nga Afrika, kjo është e papranueshme. Detyra e parë është të vij të bëjë transparencën se kush i ka dhënë mandat të negociojë, me cilindo vend. Italia është një vend mik, aleat, partner, pa diskutim, por këto janë interesa kombëtare, s’mundesh nga njëra anë të përzësh shqiptarët, nga ana tjetër të hapësh kufirin për emigrant të paligjshëm. Mbi çfarë baze? Me çfarë kushtesh? Parimi i parë i qeverisjes është transparenca”, tha Basha.

Sipas tij, përmes transparencës mund të garantojmë që marrëveshje të tilla nuk bien ndesh me interesin e shqiptarëve, nuk shkelin, nuk shkelmojnë mbi interesin publik për interesat personale të një politikani në hall, kushdo qoftë ky edhe kryeministri. Këto janë kufijtë, kjo është korniza e një qeverisjeje të përgjegjshme.

“Dhe vendi ka nevojë urgjente për një qeverisje të përgjegjshme. Sapo të kthehet, do të përballet me interpelancë në Kuvend. Kemi çuar kërkesën, të vij të japë llogari ç’është kjo marrëveshje. As nuk u diskutua, as nuk u shtrua për një debat publik. Si mundet që një vendi ku po I largohet rinia, që po i largohet ai korpus njerëzish që janë profesionistët e këtij vendi, po largohen për shkak të keqqeverisjes, përzë shqiptarët dhe hap kufirin për emigrantët e paligjshëm! Është e papranueshme”, u shpreh Basha.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

7 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

7 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

7 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

7 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

7 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

7 hours ago

This website uses cookies.