Marrëveshja me Italinë për emigrantët/ Dy qendrat në Shqipëri do të jenë gati në nëntor

xr:d:DAFyEaVJPXY:67,j:6340350743497528135,t:23110616
Media italiane “La Republica”. i ka kushtuar një artikull kampit të emigrantëve në Gjkadër të Lezhës. Ajo shkruan se dy qendrat për strehimin e emigrantëve do të jenë gati vetëm në nëntor.
Puna për ndërtimin e këtyre dy kampeve nisi më 23 mars, ndërsa dorëzimi do të bëhet pas 233 ditësh, pra më 10 nëntor. Media italiane i referohet një vendimi të Ministrisë së Mbrojtjes që i besoi inxhinierëve ushtarakë ndërtimin e qendrave për emigrantët në Shqipëri.Kostot rrezikojnë të arrijnë një miliard euro për 5 vite, teksa sipas tenderit drejtues që duhet të kishin hapur në maj, Ministria e Mbrojtjes pret dorëzimin e punimeve për qendrat në vjeshtë.