Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Kushtetuesja pezullon ratifikimin në Kuvend

Kushtetuesja

Kushtetuesja

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 18 janar padinë e opozitës mbi marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.

Kjo marrëveshje pritej të kalonte për votim në parlament ditën e nesërme (14 dhjetor), por me marrjen e çështjes në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, automatikisht pezullohet ratifikimi në Kuvend. Padia e opozitës do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese në orën 10:00.

Më herët gjatë ditës së sotme, deputeti demokrat, Gazment Bardhi deklaroi se Gjykata Kushtetuese nuk kishte marrë vendim për kalimin në seancë gjyqësore të kërkesës së tyre, duke akuzuar institucionin për “shkelje flagrante”.

Partia Demokratike çoi më 6 dhjetor në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët me Italinë, duke e konsideruar atë si të papajtueshme me Kushtetutë. PD kërkon pezullimin e procedurës parlamentare për ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Marrëveshja

Kujtojmë se marrëveshja është firmosur në Romë mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit Edi Rama për ndërtimin në territorin shqiptar të dy qendrave pritëse për emigrantët. Kjo marrëveshje është miratuar tashmë nga qeveria, ndërsa ka shkaktuar jo pak debate.

Në protokoll thuhet se në kamp nuk do të strehohen njëkohësisht më shumë se 3 mijë emigrant. Këto struktura do të menaxhohen nga pala italiane. Autoritetet kompetente shqiptare lejojnë hyrjen dhe qëndrimin në territorin shqiptar të migrantëve, me qëllimin e vetëm të kryerjes së procedurave kufitare apo të riatdhesimit, të parashikuara nga legjislacioni italian e evropian. Hyrja e migrantëve në ujërat territoriale dhe në territorin e Republikës së Shqipërisë do të kryhet ekskluzivisht me mjetet italiane dhe shpenzimet do të mbulohen nga Italia, që do të krijojë edhe qendra shëndetësore për ta.

Gjithahstu marrëveshja detyron palën italjane të përballojë çdo shpenzim të nevojshëm për akomodimin dhe trajtimin e emigrantëve duke përfshirë ushqimin dhe çdo shërbim tjetër që do të vlerësohet i nevojshëm prej palës italiane, duke u kujdesur që ky trajtim të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, sipas së drejtës ndërkombëtare. Siguria brenda kampit do të bëhet nga pala italjane ndërsa autoritetet shqiptare do të ruajnë periometrin e jashtëm.  Në rast daljeje të paautorizuar të migrantëve nga zonat, autoritetet shqiptare do t’i shoqërojnë ata po pranë këtyre strukturave. Protokolli do të mbetet në fuqi për 5 vjet dhe në përfundim të afatit, pala italiane i kthen palës shqiptare zonat, pa detyrim kundërshpërblimi për përmirësimet e kryera.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.