Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Kushtetuesja rrëzon padinë e PD-së, nuk legjitimon kërkesën
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese rrëzoi padinë e paraqitur nga PD zyrtare për marrëveshjen me Italinë, duke njoftuar se nuk e legjitimon kërkesën e paraqitur prej tyre.
Kolegji i gjyqtarëve ka sqaruar në një vendim se gjyqtarët ende po punojnë mbi padinë e bërë nga 30 deputetë të tjerë të Partisë Demokratike, e cila do të shqyrtohet në 18 janar në seancë plenare në Kushtetuese.
Gjyqtarët kushtetues kanë çmuar se Partia Demokratike zyrtare nuk legjitimohet t’i drejtohet kësaj gjykate, pasi nuk provohet interesi i saj në çështjen që po analizojnë gjyqtarët.
Aktualisht protokolli me Italinë është i pezulluar pavarësisht votimit në Kuvend, për shkak të ndërhyrjes së Gjykatës Kushtetuese.