Lajme

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, vijojnë punimet në kampin e Gjadrit! Struktura nuk është gati as këtë muaj

Kampi i refugjatëve në Gjadër të Lezhës nuk pritet të jetë gati as deri në fund të muajit shtator siç ishte parashikuar. Punëtorë dhe mjete po punojnë përgjatë 24 orëve, por ka ende shumë punë për përfundimin e kësaj strukture brenda bazës ushtarake të Gjadrit.

Pjesa më e madhe e dy strukturave kanë përfunduar dhe aktualisht po punohet për rrethimin, sistemimin e ambienteve të brendshme dhe lidhjen e energjisë elektrike dhe sistemit të kanalizimeve. Ndërkohë prej disa ditësh në Gjadër kanë mbërritur dhe karabinierët italianë, të cilët janë vendosur në hyrjen kryesore të kësaj strukture duke rritur dhe nivelin e sigurisë, pavarësisht se punimet ende nuk kane përfunduar.

Filmimet brenda ambienteve të kampit janë të ndaluara e po ashtu dhe prania e personave të autorizuar në ambientet përreth kampit. Për të garantuar sigurinë autoritetet italiane po bashkëpunojnë dhe me Policinë e Lezhës, ku kjo e fundit do të ketë në varësi ambientet përreth kampit të cilat do të ruhen përmes një strukture të posaçme e cila do të ngrihet për këtë qëllim në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

Qendra ishte planifikuar të hapej më 1 shtator, kur do vinin dhe refugjatët e parë, por për shkak të vonesave në punime, hapja është shtyrë. Dy ditë më parë, ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi tha se pritet që kampi të hapet në muajin tetor.

“Me qendrat e emigrantëve në Shqipëri do të fillojmë në tetor. Sigurisht që ka pasur një vonesë prej disa muajsh, fillimisht hapja ishte planifikuar për në majin e kaluar, ka pasur kontrolle normale. Kjo është e gjitha”, tha ministri italian.

Më herët autoritetet italiane kishin shpërndarë edhe një rregullore etike apo sjelljeje për efektivët dhe punonjësit, ku binte në sy ajo e mosafrimit me gratë shqiptare, karakterin e vendasve, si dhe sjelljen në lokale apo bisedat, sepse shumica e shqiptarëve dinin italisht.

Marrëveshja Shqipëri- Itali  për emigrantët është arritur në 6 nëntor të vitit 2023. Marrëveshja është fillimisht për pesë vjet dhe është planifikuar për të pritur  36.000 emigrantë në vit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

5 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

5 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

5 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

5 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

5 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

5 hours ago

This website uses cookies.