Categories: LajmeEkonomi

Marrëveshja me Italinë për njohjen e sigurimeve shoqërore, MEPJ: Kur hyn në fuqi

Shqipëria dhe Italia nënshkruan në datën 6 shkurt marrëveshjen për njohjen e sigurimeve shoqërore.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në Romë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme,  Igli Hasani si dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

MEPJ bëri sot të ditur se kur dhe si hyn në fuqi kjo marrëveshje.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes bëhet ratifikimi i saj nga të dyja shtetet kontraktuese.

Më pas vijohet  shkëmbimi i dokumenteve të ratifikimit.

Hyrja në fuqi e marrëveshjes bëhet njëkohësisht me marrëveshjen administrative për legjislacionin zbatues.

Janë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 20 mijë shtetas italianë, që nga zbatimi i marrëveshjes do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë.

Objekt i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë përfitimet për pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen dhe sigurimin e papunësisë.

Marrëveshje të ngjashme deri tani janë nënshkruar me Austrinë, Maqedoninë e Veriut, Belgjikën, Malin e Zi, Çekinë, Rumaninë, Gjermani, Turqi, Hungari, Zvicër, Kanadanë, Bullgarinë, Kosovën, Kroacinë, Luksemburgun dhe Italinë.

Gjithashtu, 17 marrëveshje për Mbrojtjen Sociale janë në proces negocimi me shtetet Greqi, Moldavi, Danimarke, Slloveni, Holandë, Australi, SHBA, Francë, Poloni, Suedi, Serbi, Norvegji, Spanjë, Islandë, Mbretëri E Bashkuar, Finlandë, EBA.

Ndërsa 3 marrëveshje për Mbrojtjen Sociale janë në proces vlerësimi me: Indinë, Izraelin dhe Arabinë Saudite.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Conte: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, kam humbur dhe fituar tituj në javën e fundit

Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…

2 days ago

Montohet oxhaku në Kapelën Sistine, “lajmëtari” i botës për zgjedhjen e Papës së ri

Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…

2 days ago

Mbreti i Jordanisë vizitë në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…

2 days ago

Njoftim Zyrtar i Radio Televizionit Shqiptar

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…

2 days ago

“Program i prekshëm për zonat rurale”/- Kandidati Ted Kopliku dhe drejtuesi politik i PD-së, Luçiano Boçi,  takime në Rrenc

Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku,  kërkoi…

2 days ago

Beci pret familjen Alijahaj – Kryebashkiaku: Do bëjmë çdo përpjekje për të lehtësuar rrugën e kësaj familje

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…

2 days ago