Categories: Lajme

Marrëveshja me Italinë për refugjatët nga Afrika, PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

Deputetët e Partisë Demokratike në Kuvend, të drejtuar nga Lulzim Basha, kërkojnë interpelancë të menjëhershme me kryeministrin, Edi Rama, lidhur me marrëveshjen e firmosur me kryeministren e Italisë, Xhorxhia Meloni, për vendosjen në Shqipëri të mbi 36 mijë emigrantëve nga Afrika e Veriut.

Nënkryetari i PD-së, Kreshnik Çollaku, në emër të Partisë Demokratike, bëri të ditur të martën se ka depozituar kërkesën për interpelancë urgjente me kryeministrin Rama për marrëveshjen e tij me kryeministren e Italisë.

“Bëjmë me dije se për të njëjtën çështje dhe objekt do t’i drejtohemi dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë për të vlerësuar përputhshmërinë me ligjet e Kushtetutën e vendit, të marrëveshjeve të tilla me një impakt kaq të gjerë social.”, deklaroi Çollaku, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.  

Basha: Kush i ka dhënë mandat që të negociojë?

Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli të martën për marrëveshjen që Rama firmosi me kryeministren e Italisë për një qendër pritje të emigrantëve në Shëngjin. Basha kërkoi që Edi Rama duhet të bejë urgjentisht transparencë për marrëveshjen e firmosur për emigrantët.

“Nga njëra anë përzë shqiptarët nga ana tjetër kërkon të marrë emigrantë të paligjshëm. Italia është një vend mik, por interesat kombëtare janë parësore, vetëm transparenca tregon nëse cënohen apo jo interesat e shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Sipas tij, problemi është që shqiptarët po i përzë dhe po sjell emigrantë të paligjshëm nga Afrika dhe kjo është e papranueshme.

Basha deklaron se detyra e parë e Ramës është që të vij et ë bëjë transparencën në Kuvend se kush i ka dhënë mandat që të negociojë, me cilindo vend.

“Italia është një vend mik, aleat, partner, padiskutim, por këto janë interesa kombëtare, s’mundesh nga njëra anë të përzësh shqiptarët, nga ana tjetër të hapësh kufirin për emigrantë të paligjshëm. Mbi çfarë baze? Me çfarë kushtesh? Parimi i parë i qeverisjes është transparenca. Përmes transparencës mund të garantojmë që marrëveshje të tilla nuk bien ndesh me interesin e shqiptarëve, nuk shkelin, nuk shkelmojnë mbi interesin publik për intereat personale të një politikani në hall, kushdo qoftë ky edhe kryeministri. Këto janë kufijtë, kjo është korniza e një qeverisjeje të përgjegjshme. Dhe vendi ka nevojë urgjentepër një qeverisje të përgjegjshme. Sapo të kthehet, do të përballet me interpelancë në Kuvend. Kemi çuar kërkesën, të vij të japë llogari ç’është kjo marrëveshje. As nuk u diskutua, as nuk u shtrua për një debat publik. Si mundet që një vendi ku po I largohet rinia, që po i largohet ai korpus njerëzish që janë profesionistët e këtij vendi, po largohen për shkak të keqqeverisjes, përzë shqiptarët dhe hap kufirin për emigrantët e paligjshëm! Është e papranueshme”, deklaroi Basha.

/rtsh.al/

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

2 days ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

2 days ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

2 days ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

2 days ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

2 days ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

2 days ago

This website uses cookies.