Marrëveshja me Italinë, protokolli hyn në kalendarin e Parlamentit në muajin dhjetor

Marreveshja me Italine

Marreveshja me Italine

Kryetarët e grupeve parlamentare miratuan të enjten programin dhe kalendarin e punës së Parlamentit deri në fund të dhjetorit që përkon edhe me mbylljen e sezonit të vjeshtës.

Qeveria ka dorëzuar para pak ditësh në zyrat e Kuvendit protokollin e firmosur në 6 nëntor në Itali mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni.

Protokolli që vjen në formën e një bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë do të shqyrtohet nga disa komisione parlamentare, por së pari nga ai i ligjeve që do të shohë përputhjen e marrëveshjes me Kushtetutën tonë dhe konventat ndërkombëtare.

Sipas vendimit të konferencës së kryetarëve, kjo marrëveshje do të votohet në séancë plenare të datës 21 dhjetor që është edhe seanca  e fundit për vitin 2023.

Në nenin 3 të protokollit të datës 6 nëntor thuhet se pala shqiptare i njeh palës italiane të drejtën për përdorimin e zonave, sipas kushteve të përcaktuara në këtë protokoll dhe se zonat jepen pa kundërshpërblim për të gjithë kohëzgjatjen e këtij protokolli.

Në nenin 4 përcaktohet se palët bien dakord se numri i përgjithshëm i migrantëve të pranishëm njëkohësisht në territorin shqiptar, në zbatim të këtij protokolli, nuk mund të jetë më i lartë se 3 000 (tre mijë) veta.

Sipas marrëveshjes hyrja e migrantëve në ujërat territoriale dhe në territorin e Republikës së Shqipërisë do të kryhet ekskluzivisht me mjetet e autoriteteve kompetente italiane.

Në momentin e mbërritjes në territorin shqiptar, autoritetet kompetente të secilës prej palëve do të vijojnë veçmas me përmbushjen e kritereve të parashikuara nga dispozitat ligjore kombëtare përkatëse, si edhe duke iu përmbajtur kushteve të këtij protokolli.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.