Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, Meloni: Trafikantët më kanë kërcënuar me vdekje

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka bërë të ditur për herë të parë se është kërcënuar me vdekje nga trafikantët për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes me Shqipërinë për pritjen e emigrantëve.

Duke folur mbi klimën e tensionuar të krijuar rreth marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, ku gjqësori italian ka dalë kundër kësaj marrëveshjeje, Meloni tha se vendimi i gjykatës së Bolonjës është një fletushkë propagandistike.

Argumentet me të cilat gjykata e Bolonjës i kërkon Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të moszbatuar një ligj tjetër italian e kanë shumë njerëz, gjë e cila ishte më shumë një fletëpalosjeje propagandistike sesa një akt gjyqësor. Pastaj argumenti me “Gjermanisë naziste” ishte argument ligjor propagandistik dhe më i dobëti”, deklaroi Meloni për Rai1.

Ajo theksoi më tej se “do të bëj gjithçka që të funksionojë”. Meloni se strategjia e qeverisë italiane po funksionon dhe se zbarkimet e emigrantëve nga vendet e treta po pakësohen.

Nëse vazhdojmë kështu, do të jem unë ajo që do të them se Italia nuk është vend i sigurt. Kur e themi këtë për Bangladeshin, flasim për 180 milionë banorë. Strategjia e qeverisë po funksionon sepse zbarkimet e emigrantëve po pakësohen dhe po tregojmë se mund t’i japim fund këtij fenomeni”, u shpreh Meloni.

Kryeministrja italiane shtoi se të gjitha kundërvëniet janë për të bllokuar marrëveshjen me Shqipërinë. Meloni tha se për këtë marrëveshje ka marrë edhe kërcënime me vdekje nga trafikantët e qenieve njerëzore.

Jam e bindur se e gjitha kjo po bëhet për të bllokuar marrëveshjen me Shqipërinë. Të gjithë e kuptojnë se marrëveshja është çelësi për të bllokuar emigracionin e parregullt. Nëse kontrabandistët gjenden jashtë kufijve evropianë, kjo është pengesa më e madhe që mundemi t’u krijojmë atyre. Dua të them këtu se në fakt, është hera e parë që trafikantët e qenieve njerëzore më kanë kërcënuar me vdekje”, vijoi Meloni.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.