Marrëveshja mes palëve, grupi i dialogut për “Reformat” mblidhet sot

Këtë të enjte në orën 10:00 në sallën e Komisionit parlamentar të Ligjeve do të konstituohet grupi i dialogut për ligjet  e nevojshme që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Aminstia Penale pritet të jetë dokumenti i parë në tryezën e grupit të punës e cila, nëse ka dakordësi do të kaloj në seancën plenare të javës së ardhshme.

Mekanizmi i dialogut do të ketë 3 anëtarë nga opozita dhe 3 nga mazhoranca. Për socialistët në këtë strukturë do të jenë Klotilda Ferhati, Damian Gjiknuri dhe Toni Gogu.

Teksa nga opozita deri tani është konfirmuar Oerd Bylykbashi dhe Erisa Xhixho. Të gjithë deputetët janë pjesë aktive e Komisionit të Ligjeve që nga nisja e kësaj legjislature.

Ngritja e këtij mekanizmi dialogu mes palëve u bë pas  dakordësisë mes mazhorancës dhe opozitës për rikthim në veprimtarinë normale parlamentare.

Ky grup pritet të marrë vendime me konsensus për ligjet që duan 84 vota, përfshirë reformën zgjedhore.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

7 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

7 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

7 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

7 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

9 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

9 hours ago

This website uses cookies.