Ministrja e Arsimit dhe Sporti, Ogerta Manastirliu tha se qeveria shqiptare garanton një kontribut financiar për këtë program ndërkombëtarizimi me rreth 2 milion euro”.
Manastirliu tha se sot nis një kapitull i ri reformimi për Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku do të fillojë një proces transformimi rrënjësor, duke nisur nga rishikimi i programeve, kurrikula, trajnimi i stafit akademik, tek hapja e mundësive të reja të kërkimit shkencor dhe inovacionit.
“Kemi vendosur të bashkëpunojmë duke vendosur burimet njerëzore dhe financiare. Për herë të parë qeveria shqiptare përmes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit vendos një kontribut financiar për këtë program ndërkombëtarizimi me rreth 2 milion euro për këtë projekt, me besimin se do të jetë një proces që jo vetëm do të transformojë programet e studimit por do t’i japë një shtysë dhe kërkimit shkencor të UBT-së. Marrëveshja strategjike “UBT 2030” do të mbështetet në 6 shtylla kryesore të zhvillimit dhe reformimit të UBT, duke përfshirë ofertën akademike, kërkimin shkencor, transferimin e njohurive dhe teknologjisë, digjitalizimin”, tha Ministrja Manastirliu.
Manastirliu tha se në 4 vite synohet të përmbushet transformimi i plotë i Universitetit Bujqësor në parametrat e BOKU, për ta kthyer UBT në një qendër ekselence për rajonin.
“Ky është një moment i rëndësishëm për ndërkombëtarizimin e Universiteteve tia, një gur kilometrik për transformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, në 2030 UBT si Universiteti Boku i Vjenës. Universiteti Bujqësor i Tiranës e meritonte të ishte pionieri në hapjen e këtij kapitulli të ri për të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri.Për ne si Ministri Arsimi, për modelin që ky bashkëpunim përfaqëson, ky është në thelb një model i ri për transferimin e dijeve dhe teknologjisë.Do të jetë një rrugëtim 4-vjeçar, sfidues, me qëllim që UBT të shndërrohet në një universitet me standarde europiane, tërheqës jo vetëm për studentët tanë, por edhe për të rinj nga vendet e rajonit dhe më gjerë që dëshirojnë të ndjekin një program studimi cilësor”, tha ministrja.
Në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për muajin shkurt, është planifikuar procesi i zgjedhjes së…
Një grup deputetësh konservatorë të Parlamentit britanik, që po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri, ishin…
Një i ri, 28- vjeçar, është arrestuar nga policia e Lezhës, pas një hetimi disa…
Krahasuar me regjistrimin e parafundit në Mal të Zi, numri i shqiptarëve në Censusin e…
Data 1 shkurt shënon 81-vjetorin e vrasjes së heroit Vasil Shanto. Në memorialin e tij,…
Morena Grimaj dhe Enrik Shllaku janë përfitues të drejtpërdrejtë të skemës së granteve për të…
This website uses cookies.