Categories: AktualitetLajme

Marrëveshja për emigrantët, Balla: Protokoll me afat 5-vjeçar, shpenzimet i përkasin Italisë. S’do dalin nga strukturat e strehimit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka dhënë detaje në lidhje  e marrëveshjen për emigrantët me Italinë në Komisionin për Sigurinë, ku u diskutua në lidhje me projektligjin.

Bala u shpreh se protokolli i firmosur me Italinë ka afat 5-vjeçar, pas të cilit Shqipëria vendos nëse do ta ripërtërijë ose jo, teksa theksoi se të gjitha shpenzimet i përkasin palës italiane.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë pjesë të territorit sepse ajo mbetet pjesë e territorit të Shqipërisë, por bëhet fjalë për një dhënie të së drejtës së përdorimit të përkohshëm të sipërfaqes së përcaktuar. Ne ruajmë të drejtën që mos ta ripërtërijnë protokollin pas afatit 5-vjeçarë. Të gjitha shpenzimet për zbatimin e këtij protokolli i përkasin palës italiane si dhe çdo kosto shtesë që mund t’i vijë Shqipërisë prej këtij protokolli”, tha Balla.

Në lidhje me diskutimet për problemet sociale që mund të sjellë akomodimi i tyre në Shëngjin, Ministri Balla u shpreh se pala italiane ka detyrimin t’i mbajë ata brenda strukturave akomoduese. Po ashtu ai sqaroi se numri i emigrantëve nuk do t’i kalojë 3 mijë, teksa shtoi se qëllimi është që ata të qëndrojnë deri në përfundim të procedurave për riatdhesim dhe më pas do nxirën jashtë Shqipërisë.

Dua të sqaroj se pala italiane ka detyrim për t’i akomoduar ata vetëm brenda strukturave të ngritura në sipërfaqen në fjalë si dhe duke u kujdesur që ata të mbeten brenda këtyre strukturave. Në çdo rast të mosrespektimit të detyrimeve nga pala italiane,  Shqipëria ka të drejtën e denoncimit dhe më pas zgjidhjes së protokollit në çdo kohë. Dua të thekson se numri total i emigrantëve dhe hyrja në Shqipëri në marrëveshje është dakordësuar që numri prezent i emigrantëve në zona të caktuara nuk do ta kalojë asnjëherë shifrën 3 mijë. Emigrantët do akomodohen në strukturën pritëse vetëm me qëllimin e kryerjes së procedurave për riatdhesimin dhe pas përfundimit do nxirën jashtë territorit të Shqipërisë”, theksoi Balla.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja mbërrin në Londër

Kombëtarja shqiptare udhëtoi të mërkurën drejt Londrës në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për…

16 hours ago

Moti- Kthjellime dhe kushte të qëndrueshme atmosferike

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të…

16 hours ago

OSBE: Partitë duhet ta kenë të qartë se Shqipëria është kandidate për në BE

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, në një intervistë ekskluzive dhënë për emisionin “Ngjarja…

16 hours ago

Berisha: Do i japim zgjidhjen përfundimtare çështjes së pronave

Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se do të zgjidhë përfundimisht çështjen e kthimit…

16 hours ago

PD ka prezantuar kandidatët në Shkodër, Berisha: Kemi përballë narko-shtetin, ndaj është fushata më e rëndësishme e 34 viteve të fundit

Partia Demokratike ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet e 11 majit 2025 në qytetin e Shkodrës,…

16 hours ago

Bora zbardh zonat malore në vend, s’ka bllokime të rrugëve, rekomandohen goma dimërore

Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të vendit. Në veri, reshjet e rëna gjatë…

2 days ago

This website uses cookies.