Marrëveshja për emigrantët/ Gogu : Shqipëria në mision humanitar. Italia garanci për qendrën e pritjes në Lezhë
Duke u ndalur në çështjen shumë të diskutuar sikurse është ajo e marrëveshjes me Italinë për emigrantët dhe për qendrën e pritjes që do të ngrihet në Lezhë, deputeti i PS-së, Tonin Gogu e quajti këtë si një marrëveshje humanitare mes dy vendeve.
Në “Jetë Shqiptare”, deputeti i mazhorancës theksoi se, “marrëveshja është një bashkëpunim i veçantë i një vendi të BE-së me një vend që aspiron të jetë i tillë. Për mua është një marrëveshje humanitare që kemi rënë dakord që ta nënshkruajmë , mbështetur në traktatin e Miqësisë dhe historisë së marrëdhënieve me dy vendeve tona”.
Por sipas tij, kjo marrëveshje do na shërbej dhe për rritjen e kapaciteteve si vend pritës dhe për shkak të vendndodhjes sonë strategjike në Mesdhe.
“Me ketë marrëveshje ne risim dhe kapacitetet e vendit tonë që të përballemi me këtë situata krize në të ardhmen sepse nuk jemi vetëm vend fqinj me Italinë por jemi dhe pjesën veriore të Mesdheut, gjë që na bënë të jemi gati në rast krize të emigrantëve”, u shpreh ai.
Së bashku me palën italiane ushtrojmë një mision humanitar për të ngritur këtë “qendër-pritje”, shtoi deputeti, ku do të presim persona që në vendin e tyre të origjinës përballen me shkeljen e të drejtave të njeriut.
Gjithashtu duke folur për pikat e marrëveshjes me Italinë, Gogu ka hedhur dritë me disa prej tyre që kanë të bëjnë me sigurinë e kësaj qendre pritje.
“Për sa i përket sigurisë qendra e pritjes do të jetë e mbyllur që do i siguroj kushtet e nevojshme për të jetuar dhe ku do procedojnë dokumentacionin e tyre përsa kohë do të pranohen apo kthehen pas në vendet e tyre të origjinës. Do ketë një terminal për pritjen e tyre ku shteti italian garanton që të regjistroi çdo person që do të jetojë në këto qendrat e pritjes”, deklaroi ai.
Sipas tij, Policia e Shtetit do të shoqëroj nga zbritja deri në pikën e qëndrimit dhe sigurisht do ketë një perimetër sigurie ku forcat e rendit do të jenë gjithmonë të pranishëm.
Ndërsa Enri Çeno përfaqësues i lartë i PD ka një tjerët qasje për marrëveshjen me qeverinë Italiane për emigrantët.
Sipas tij, “Në radhë të parë duhet analizuar marrëveshja në aspektin ligjor dhe duhet parë a ka përplasje me Kushtetutë e vendit tonë, a është e nevojshëm autorizimi nga Presidenti i Republikës për nënshkrimin e një marrëveshje ndërkombëtare”.
“Për mendimin tim ka nevoj gjithashtu dhe në aspektin politik sepse një mazhorancë qeveriseshe votohet për një mandat 4 vjeccar. Gjithashtu dhe banorët e e zonës së Lezhës ku do të ngrihet kampi do të duhet të shprehen për këtë pjesë”, theksoi ai.
Duke hequr një vije paralele me marrëveshjen që ka bërë Britania e Madhe me qeverinë e Ruandës, Çeno theskoi se, “Kemi një rast të tillë marrëveshje me qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe qeverisë së Ruandës ku Gjykata Supreme e ka rrëzuar këtë marrëveshje se bi ndesh me Konventën e Gjenevës të 51’.
Pjese e “Jetë Shqiptare” ishte në një lidhje skyp nga Italia ka qenë dhe avokati Darien Levani.
Duke folur për situatën se si është pritur kjo marrëveshje me palën shqiptare, ai theksoi se, në Itali ndjesitë janë pozitive sepse personat që kanë votuar këtë qeveri në thelb janë të kënaqëur sepse janë ata që kanë votuar këtë qeveri të Melonit.
“Pastaj në aspektin tjetër kur e analizon e kupton që ka më shumë propagandë sesa efektive sepse janë shumë pak në krahasim me numrin e madh që vjen drejt Italisë. Një tjetër problem është dhe koha që do duhet të marrin kontrolli dhe gjithë procedura e administrative e letrave ku një pjesë e administratës shprehet që zgjat shumë koha këtu në Iali jo më tani që këto procedura do ndiqen në një vend të huaj”.
Sipas tij, duhet të kuptojmë që nuk është arsy numri që sa do transferohen në Shqipëri por është mesazhi politik që Italia i nis BE-së, që kam kërkuar ndihmë dhe nuk është bërë një shpërndarje evropiane dhe veprojmë vetë me një vend mik, sikurse është Shqipëri.
Gjithashtu avokati Levani nënvizoi se jo pa qëllim Kryeministrja Meloni është kujdesur që të bind opinionin publik që ccdo procedur do të ndiqet nga Italia dhe nuk është si rasti i Anglisë me Ruandën.
“Problemi ështe sa është i ligjshëm ky akord, apo është një situatë si me Anglinë dhe Ruandës. Jo pa qëllim dhe Meloni është kujdesur të theksohet që gjithëçka do të varet nga ligjet italiane dhe jo shqiptare, pra kjo është jo pa qëllim që ti thuhet ndërkombëtarëve që ëshë Italia që do kujdeset për emigrantët”, përfundon avokati.