Categories: LajmePolitikë

Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë merr “dritën jeshile” në Dhomën e Deputetëve të Italisë, i kalon Senatit

Dhoma e Deputetëve në Itali i ka dhënë dritën jeshile marrëveshjes për emigrantët nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë, ndërsa i kalon për miratim Senatit italian. Me 155 vota pro, 115 kundër dhe 2 abstenim, Dhoma e Deputetëve miratoi më 24 janar projektligjin për ratifikimin e Protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, “për forcimin e bashkëpunimit në çështjet e migracionit”.

Projektligji parashikon zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar më 6 nëntor 2023 mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Georgia Meloni për krijimin në Shqipëri të strukturave për pritjen e deri 3 mijë emigrantëve që shpëtohen në det.

Marrëveshja, me miratimin e plotë nga dy vendet, mbetet në fuqi për 5 vjet dhe rinovohet në heshtje për një periudhë të mëtejshme prej 5 vjetësh, përveç rasteve kur njëra nga dy palët kundërshton rinovimin dhe duhet të lajmërojë të paktën gjashtë muaj.

Për sa i përket kostove të lidhura, projektligji parashikon që pala italiane, brenda 90 ditëve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, krediton 16.5 milionë euro si paradhënie të një shume të madhe të rimbursimeve që lidhen me vitin e parë të aplikimit. Më pas, pala shqiptare do t’i komunikojë palës italiane shumën e shpenzimeve të kryera në semestrin e kaluar. Në mënyrë të veçantë, ligji autorizon shpenzime për vitin 2024 që synojnë krijimin e strukturave të nevojshme, që arrijnë në rreth 47.7 milionë euro.

Ndërsa në Shqipëri, marrëveshja për emigrantët ndodhet në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata mori në shqyrtim çështjen, ku 30 deputetë të Kuvendit kërkojnë ndalimin e ratifikimit të tij nga Kuvendi dhe pezullimin e procedurave për ratifikimin e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit””.

Kushtetuesja ende nuk ka dalë me një vendim pasi kërkon shqyrtimin e plotë të Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë i vitit 1995.”

RTSH Shkodra

Recent Posts

PD deklaratë para Bashkisë Shkodër – Ted Kopliku: Ta kthejmë shtëpinë tonë dhe ta pastrojmë

Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…

11 minutes ago

Shullani: Investime në arsim – Kandidati i PS- së kërkon votën për vijimësinë e tyre në Shkodër

Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…

21 minutes ago

Doshi: PSD, shtëpi e të gjithëve – Kreu i PSD- së vijon takimet elektorale, ndalesa e radhës në Korçë

Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi,  u shpreh se PSD është shtëpia…

23 minutes ago

Sterkaj vazhdon fushatën elektorale – Kandidati socialist takime në Sterbeq, Flakë, Kamicë, Jubicë dhe Kaldrun

Unë vij sot jo vetëm si pjesë e një sigle politike, por mbi të gjitha…

25 minutes ago

Spahia: 11 maji, fund diskriminimit të veriut  /  “Programi i PD-së me fokus zgjidhjen e problematikave jetike për qytetarët”

Vetëm pak kilometra larg qytetit të Shkodrës, por banorët e njësisë administrative Rrethina përballen me…

28 minutes ago

Shiroka, simbolikë e transformimit – Drejtuesi politik Beci, kandidatët Bilali, Çela dhe Bejleri në zonën turistike

Shiroka është një nga simbolikat e transforimimit të Shkodrës.  Ky ka qënë mesazhi që kanë…

29 minutes ago