Marrëveshja për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë, Tajani: Të jetë model për BE-në

“Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët mund të jetë një model për BE”, deklaroi për mediat ministri i Jashtëm Antonio Tajani në kongresin e Partisë Popullore Evropiane në Bukuresht.

Tajani foli edhe për strategjinë e Komisionit Evropian të ndryshojë politikë dhe taktikë duke u fuqizuar më shumë në fushën e mbrojtjes.

“Më duket se PPE-ja konfirmon qëndrimin e saj me një vizion politik të Evropës të së nesërmes që përfshin një politikë të jashtme që duhet të na shohë si protagonistë dhe me një BE të aftë për të gjetur zgjidhje me një instrument ushtarak. Lidhur me këtë duhet të bëjmë një sërë zgjedhjesh që të çojnë në arritjen e objektivit plotësisht, brenda kohës së nevojshme. Unë jam gjithashtu pro ndryshimit të traktateve në lidhje me votimin e shumicës sepse ne kemi nevojë të kemi një politikë të vërtetë industriale evropiane, përtej mbrojtjes”, tha Tajani, raportojnë mediat italiane.

Kuvendi i Shqipërisë më 22 shkurt 2024 marrëveshjen Shqipëri-Itali për të emigrantët me 77 vota pro , ku parashikohet pritja e emigrantëve afrikanë në portin e Shëngjinit dhe akomodimin në një kamp në Gjadër të Lezhës deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit.

Kjo marrëveshje u miratua pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku tha se negocimi dhe firmosja e marrëveshjes nga kryeministri Edi Rama është i rregullt. 

Kryeministri Edi Rama firmosi protokollin me kryeministren e Italisë, Giorgia Melona më 6 nëntor 2023 në Romë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.