Marrëveshja për emigrantët, në Gjadër të Lezhës nis ndërtimi i kampit të refugjatëve

Në Gjadër të Lezhës kanë nisur punimet për ndërtimin e kampit të refugjatëve. Nga pamjet e siguruara nga RTSH Shkodra  punimet janë në fazat e para. Qendrat e pritjes së emigrantëve në Gjadër të Lezhës duhet të jenë gati më 20 maj, kohë kur pritet që të mbërrijnë edhe emigrantët e parë të kapur në det nga autoritetet italiane.Refugjatët do të priten në një strukturë që do të ngrihet në Portin e Shëngjinit dhe nga aty do të transportohen me autobusë rreth 35 km në Gjadër, ku do të qendrojnë pa fat deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.“Zbarkimi i tyre do të bëhet në Shëngjin. Në hyrjen e fshatit Gjadër tashmë ka nisur ndërtimi i kampit, por dhe ndërtime të tjera që do të kryhen edhe për sigurimin e ujit të pijshëm,por edhe të elementëve të tjerë për ta bërë funksionale.Sipas burimeve, fillimisht do të ngrihet një mur rrethues 7 metra i lartë, kjo për të penguar daljen e mundshme të emigrantëve nëse do të ketë tentativa të tilla.Banorët ende nuk e dinë se çfarë do të ndodhë, edhe pse janë interesuar, serish nuk marrin asnjë përgjigje nga drejtuesit e punimeve. Ndërkohë sipas burimeve të ushtrisë, nuk janë të qarta direktivat në lidhje me godinat ekzistuese, nëse mund të ndryhet në to, apo do të lihen të pa prekura.Italia do të ndërtojë dy qendra të menaxhimit të emigranteve në Shqipëri, të cilat kur të jenë plotësisht funksionale, do të jenë në gjendje të menaxhojnë rreth 36 mijë persona në vit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.