Categories: LajmePolitikë

Marrëveshja për emigrantët, Rama: Qendra e pritjes sipas kritereve të BE

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetarin italian Bruno Vespa, pas marrëveshjes së firmosur me homologen Xhorxha Meloni (o. Giorgia), për ngritjen e qendrave pritëse për emigrantët në Shqipëri, ishte detyrim për vendin që u hapi dyert shqiptarëve në ditët e vështira të eksodit masiv në 1990.

Kjo marrëveshje vjen nga mirënjohja e thjeshtë që gjendet gjithmonë brenda meje dhe brenda të gjithë shqiptarëve kundrejt Italisë, dhe kur Italia kërkon t’i japim një dorë, edhe pse nuk mund ta zgjidhim ne problemin e madh të emigrantëve, jemi të nderuar që t’i japim një dorë. Bëhet fjalë për një qendër pritjeje dhe për një postë ku do të procedohet me të gjitha verifikimet, regjistrimet. Çdo gjë është bërë sipas kritereve të mirëpërcaktuara të Bashkimit Evropian,” u shpreh kryeministri Rama.

Kryeministri e cilësoi vendimin si një mbështetje për Italinë, e cila po përballet më fort me flukset migratore, ndërsa vende të tjera evropiane kanë refuzuar të presin emigrantë.

Edi Rama në intervistën me gazetarin Vespa u shpreh se vende të ndryshe janë skeptikë për të pritur emigrantë të besimeve të tjera fetare, ndërsa me devotshmëri pritën emigrantët e luftës në Ukrainë, pasi i përkasin besimit të krishterë.

Të hënën, kryeministri Rama firmosi në selinë e qeverisë në Romë me kryeministren Meloni marrëveshjen në fushën e emigracionit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

8 hours ago

Gjermani- Makina futet në mes të turmës, 2 viktima dhe 25 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…

9 hours ago

“Plan për armëpushim në Ukrainë” – Sipas Francës testohet Rusia, Britania mohon të ketë marrëveshje

Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…

9 hours ago

Prej dekadash në Gjermani, por të pashkëputur nga gjuha, kultura e tradita shqiptare

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…

9 hours ago

100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…

9 hours ago

RENEA arreston 46-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…

10 hours ago

This website uses cookies.