Marrëveshja për emigrantët, Rama: Shtyrja e hapjes së kampeve, çështje e Italisë. Problem do të jetë funksionimi

Hapja e qendrave pritëse për emigrantët në Gjadër dhe Shëngjin është shtyrë dhe për kryeministrin Edi Rama kjo është përgjegjësi e shtetit italian. Në një intervistë për “La Republica”, Rama theksoi se Shqipëria e ka përmbushur detyrimin e saj duke ofruar disponueshmëri dhe tokë, por pjesa tjetër i takon shtetit fqinj.

Megjithatë, Rama shton se kampi do të hapet  pas disa muajsh, por tregohet skeptik lidhur me funksionimin e tij. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, burokracitë italiane dhe rregullat europiane do ta bëjnë të vështirë menaxhimin e 3 mijë personave për 28 ditë.

Shqipëria ofroi disponueshmëri dhe tokë, por asgjë më shumë. Qendra do të jetë gati për disa muaj gjithsesi, por kjo nuk është asgjë! Por problemi do të jetë funksionimi i tij! Dhe do të jetë shumë e vështirë për procedurat: si do të menaxhoni 3000 persona në 28 ditë me burokracitë italiane dhe rregullat evropiane?”, ka thënë Rama.

Kujtojmë se marrëveshja mes Ramës dhe Melonit parashikon që emigrantët që mbërrijnë në Itali të kthehen në Shqipëri dhe të qëndrojnë aty derisa vendi fqinj të përcaktojë nëse ata do të kthehen mbrapsht për në vendin e origjinës apo do të pranohen në Itali.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

4 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

4 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

4 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

4 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

4 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

4 hours ago

This website uses cookies.