Marrëveshja për emigrantët, Tajani : “Von der Leyen po ndjek modelin. Shqipëria kandidate për në BE”

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, deklaroi se modeli ynë që u konkretizua me marrëveshje me Shqipërinë, për strehimin e emigrantëve është modeli që ndiqet me shumë interes dhe nga palë të tjera, përfshi këtu dhe Von der Leyen.

Duke e konsideruar Shqipërinë vend mik, Tajani tërheq vëmendjen e opinionit ndërkombëtar duke deklaruar, “Kini kujdes: Shqipëria nuk është Ruanda, Shqipëria është një vend kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian që ka zgjedhur të ndajë problemet tona”.

Përsa i përket  vendimit të magjistratës së seksionit të emigracionit në gjykatën e Romës në Itali, ku  12 emigrantët e sjellë në Shqipëri, Taja theksoi se, “Demokracia bazohet në ndarjen trepalëshe të pushteteve: legjislativ, gjyqësor dhe ekzekutiv. Montesquieu na e mësoi këtë. Kjo është arsyeja pse i thashë dikujt në të majtë se do të bënte mirë të rilexonte Montesquieu. Nëse një nga këto fuqi kalon kufirin e tij, ka një problem. Është problem institucional, nuk është problem i djathtë apo i majtë. Drejtësia duhet të zbatojë ligjin, nuk mund ta ndryshojë. Ai nuk mund të vendosë nëse një ligj është i drejtë apo jo. Janë ligje të miratuara nga Parlamenti”.

Në këtë kontekst ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani ngreh pyetjen se, “gjyqtarët kanë vendosur që u takon atyre të bëjnë politikën e imigracionit, të emërojnë ose shkarkojnë guvernatorët rajonalë, të krijojnë vende pune publike: a nuk po i hiqet plotësisht autoriteti parlamentit sot?

“Më lejoni të filloj duke thënë se nuk jam kundër gjyqtarëve. Por reforma në drejtësi nevojitet urgjentisht. Ne duam që të ketë një ndarje të karrierës sepse sistemi duhet të gjejë një ekuilibër më të madh. Domethënë, pushteti i tepërt në duart e njërës palë, në këtë rast të gjyqësorit, çekuilibron gjithçka dhe prish këtë ekuilibër që është garanci e demokracisë. Gjëja që e rëndon problemin është se në historinë tonë republikane ka pasur një politizim të tepruar të gjyqësorit. Kur gjyqësori lejohet të ketë një rrymë të lidhur me një parti politike, si mund të flasim për pavarësinë e gjyqësorit?”, përfundon ai.

Sipas ministrit Tajani,  edhe Franca po shikon me vëmendje gjithnjë e më të madhe, përmes qeverisë së saj, një linjë të vendosur për të luftuar imigracionin e parregullt.

“Ne kemi parë një Francë që është shumë e hapur për diskutim dhe bashkëpunim me Italinë, shumë e vëmendshme ndaj nevojës për të trajtuar edhe çështjet e migracionit”.

Ministri Tajani është nisur për një mision në Lindjen e Mesme duke zhvilluar takime me prezencën ushtarake italiane në kuadër të misionit Unifil 3.

Sikurse raportojnë mediat italiane, ai sot do të jetë në Izrael dhe më pas në Palestinë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.