Categories: LajmePolitikë

Marrëveshja për emigrantët, takimi Rama- Meloni në Gjadër, jehonë edhe në mediat ndërkombëtare

Vizita e kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni në Gjadër të Lezhës, ku kanë filluar të ngrihen strukturat akomoduese, sipas marrëveshjes për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë, është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat ndërkombëtare.

Në këtë vizitë, Meloni u prit dhe u shoqërua nga kryeministri, Edi Rama dhe të dy së bashku inspektuan punën në kampin e emigrantëve.

Gazeta amerikane ”Washington Post”, në një shkrim të sajin shkruan se kryeministrja italiane, Giorgia Meloni udhëtoi për në Shqipëri për të vizituar qendrat e emigrantëve dhe për të falënderuar qeverinë e saj që ra dakord të presë mijëra azilkërkues ndërsa Italia përpunon kërkesat e tyre.

Meloni mohoi se udhëtimi i saj njëditor ishte një ndalesë e fushatës në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, në të cilat emigrimi është një çështje e madhe.

Ajo tha se ishte pjesë e detyrës së saj të qeverisë dhe reagoi me tone kritike ndaj opozitës italiane.

Meloni dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në nëntor nënshkruan një marrëveshje pesëvjeçare në të cilën Shqipëria ra dakord të strehonte deri në 3 000 emigrantë të shpëtuar nga ujërat ndërkombëtare çdo muaj, ndërsa Italia përpunon kërkesat e tyre për azil.

“Me kërkesën për azil që pritet të marrë rreth një muaj për t’u përpunuar, numri i azilkërkuesve të dërguar në Shqipëri mund të arrijë deri në 36 000 në një vit.”, shkruan gazeta.

Ndërsa agjencia italiane e lajmeve ANSA citon Melonin që deklaroi se “Italia dhe Shqipëria janë vende historikisht miqësore, të cilët janë mësuar të bashkëpunojnë së bashku dhe dua të falënderoj edhe një herë kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar që ofruan ndihmën e tyre dhe që nënshkruan një marrëveshje të gjerë evropiane me ne”.

Kjo deklaratë u bë nga kryeministrja Giorgia Meloni gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama pas vizitës në pikën e emigrantëve në Shëngjin të Shqipërisë.

”Dua të shpreh solidaritetin me Shqipërinë dhe popullin e saj, për fushatën denigruese kundër Shqipërisë, e pikturuar si një narkoshtet dhe qeverisur nga krimi i organizuar… Më kujtohet hera e fundit, kur në ditët më dramatike të urgjencës së Covid-19, qeveria shqiptare dërgoi me guxim 30 mjekë dhe infermierë në Lombardi, në epiqendrën e infeksionit. Në atë rast Rama u lavdërua dhe u falënderua”, theksoi ajo.

Gazeta italiane ”Corriere della sera”:

“Kompleksi i dy qendrave të emigrantëve në Shqipëri do të jetë funksional nga 1 gushti 2024”, tha kryeministrja Giorgia Meloni gjatë deklaratave të përbashkëta me kryeministrin shqiptar Edi Rama pas vizitës në Shëngjin.

“Dua të falënderoj edhe një herë kryeministrin Rama dhe gjithë popullin shqiptar që i ofruan ndihmën e tyre Italisë dhe që nënshkruan me ne atë që e konsideroj si një marrëveshje me shtrirje të madhe evropiane”, theksoi ajo.

Me gjithë vonesat, Meloni shfaqet optimiste për kohën e zbatimit të strukturës dhe i vjen keq që ende nuk është bërë e mundur prerja e shiritit.

“Po të kishin funksionuar hotspotet, do të kishim mirëpritur tashmë 5 500 emigrantë. Në Gjadër po fillojmë nga më shumë se 1 000 vende aktualisht, të cilat do të arrijnë në 3 000 që parashikon protokolli”, shtoi Meloni.

Edhe agjencia franceze e lajmeve AFP ka qenë e vëmendshme ndaj vizitës së Melonit në Shqipëri. AFP citon kryeministren italiane që shprehet se qendrat e pritjes të ndërtuara nga Italia në Shqipëri për të akomoduar emigrantët e shpëtuar në ujërat italiane përfaqësojnë një fazë të re në menaxhimin e problemit të migracionit”.

“Nëse ajo që kemi imagjinuar këtu funksionon – dhe do të funksionojë – atëherë do të kemi inauguruar një fazë krejtësisht të re në menaxhimin e problemit të migracionit”, tha Meloni gjatë një konference për shtyp me homologun e saj shqiptar, Edi Rama, dy ditë para zgjedhjeve evropiane.

”Kompleksi i dy qendrave do të jetë funksional nga 1 gushti 2024”, tha kreu i partisë së ekstremit të djathtë ”Fratelli d’Italia” duke iu referuar fillimisht një kapaciteti prej 1 000 vendesh.

Sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme italiane, mbërritjet nga deti në territorin kombëtar kanë rënë ndjeshëm që nga fillimi i vitit: 18 593 persona mbërritën në Itali nga 1 janari deri më 17 maj, krahasuar me 45 507 në të njëjtën periudhë të 2023.

Vizita ka qenë edhe në vëmendje të agjencisë turke të lajmeve AA.

Ajo shkruan se kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka realizuar një vizitë pune në Shqipëri, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes mes dy vendeve mbi emigracionin e paligjshëm dhe përgatitjeve për qendrat e menaxhimit të emigrantëve në qarkun e Lezhës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me kryeministren italiane Meloni, fillimisht kanë inspektuar strukturën e kampit ku do të strehohen emigrantët.

Rama dhe Meloni kanë inspektuar edhe qendrën pritëse për emigrantët, ku edhe kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat në Lezhë, duke u fokusuar në marrëveshjen për emigracionin, marrëdhëniet mes dy vendeve dhe çështje të tjera.

Agjencia maqedonase e lajmeve MIA:

”Jam krenar për Shqipërinë e cila mund t’i shërbejë Italisë, e cila shumë herë ishte në shërbim të vendit tonë. Nëse kemi mundësi t’i shërbejmë, atëherë ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe ta bëjmë këtë me zemër dhe me bindje se deti mes Italisë dhe Shqipërisë nuk është hapësirë e cila na ndan, por na bashkon”, deklaroi kryeministri shqiptar Edi Rama në konferencën e përbashkët për media me homologen e tij italiane Giorgia Meloni, e cila sot ishte për vizitë në qendrat e pranimit për emigrantë në Shqipëri.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

19 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

19 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

20 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

20 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

20 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

20 hours ago

This website uses cookies.