Marrëveshja për emigrantët ka shkaktuar tensione në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Sigurisë.
Deputetë të opozitës nuk lejuan zhvillimin normal të punimeve të Komisionit, duke bllokuar kështu mbledhjen.
Në kushtet e goditjes së tavolinave nga ana e deputetëve të grupimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, deputetët e mazhorancës kanë vendosur që zhvillimi i mbledhjes të bëhet online në orën 12:00.
Marrëveshja për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë do të votohet në seancë plenare të datës 21 dhjetor që është edhe seanca e fundit për vitin 2023.
Në nenin 3 të protokollit të datës 6 nëntor thuhet se pala shqiptare i njeh palës italiane të drejtën për përdorimin e zonave, sipas kushteve të përcaktuara në këtë protokoll dhe se zonat jepen pa kundërshpërblim për të gjithë kohëzgjatjen e këtij protokolli.
Në nenin 4 përcaktohet se palët bien dakord se numri i përgjithshëm i migrantëve të pranishëm njëkohësisht në territorin shqiptar, në zbatim të këtij protokolli, nuk mund të jetë më i lartë se 3 000 (tre mijë) veta.
Sipas marrëveshjes hyrja e migrantëve në ujërat territoriale dhe në territorin e Republikës së Shqipërisë do të kryhet ekskluzivisht me mjetet e autoriteteve kompetente italiane.
Në momentin e mbërritjes në territorin shqiptar, autoritetet kompetente të secilës prej palëve do të vijojnë veçmas me përmbushjen e kritereve të parashikuara nga dispozitat ligjore kombëtare përkatëse, si edhe duke iu përmbajtur kushteve të këtij protokolli.
Në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për muajin shkurt, është planifikuar procesi i zgjedhjes së…
Një grup deputetësh konservatorë të Parlamentit britanik, që po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri, ishin…
Një i ri, 28- vjeçar, është arrestuar nga policia e Lezhës, pas një hetimi disa…
Krahasuar me regjistrimin e parafundit në Mal të Zi, numri i shqiptarëve në Censusin e…
Data 1 shkurt shënon 81-vjetorin e vrasjes së heroit Vasil Shanto. Në memorialin e tij,…
Morena Grimaj dhe Enrik Shllaku janë përfitues të drejtpërdrejtë të skemës së granteve për të…
This website uses cookies.