Marrëveshja për FRONTEX, Mahila: Mbron kufijtë e jashtëm të BE, adreson çështjet e emigracionit

Mahila

Mahila

Zv.ministri i Brendshëm Andi Mahila prezantoi risitë e projektligjit “Për Ratifikimin e Marrëveshjes, ndërmjet Shqipërisë e BE, për aktivitetet operacionale të Agjencisë Europiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare, FRONTEX, në Shqipëri” në Komisionin parlamentar të Ligjeve, i cili e miratoi atë. 

Mahila tha se kjo marrëveshje është propozuar nga BE, dhe parashikon që efektivët ushtrojnë kompetenca ekzekutive, në fushën e emigracionit të paligjshëm dhe krimeve kufitare. Ajo pason marrëveshjen statutore të tetorit 2018, dhe kjo marrëveshje e zgjeron atë. Shqipëria ishte i pari vend në rajon që pranoi FRONTEX dhe sot, i pari vend që zgjeron objektin e marrëveshjes.

Zv.ministri shtoi se që prej fillimit të operacionit në 2019, pati eficencë në operacionet e përbashkëta të Policisë Kufitare dhe FRONTEX për parandalimin e emigracionit të paligjshëm, identifikimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Që prej fillimit të operacionit, ndërmjet 85% dhe 92% e emigrantëve të parregullt të kapur në vendin tonë, janë kapur në pikat e hyrjes, në zonën operacionale në Kapshticë dhe Kakavijë, ndërkohë që para fillimit të këtij operacioni, jo më shumë se 40% e të kapurve, kapeshin në pikat e hyrjes,” theksoi Mahila.

FRONTEX operon në Shqipëri prej 5 vitesh, në atë që njihet si kufiri i jashtëm i BE, në jug e juglindje të vendit, në kufirin me Greqinë. Marrëveshja e përmirësuar me FRONTEX hedh bazat e një bashkëpunimi edhe më cilësor e më të plotë me strukturat policore, pasi përmes këtij operacioni të përbashkët mund të adresohen më mirë çështjet e emigracionit të parregullt drejt Shqipërisë.

Eficenca e operacionit është e dukshme edhe në shkëmbimin e informacionit, që ka rezultuar në goditjen e suksesshme të shumë grupeve kriminale të përfshira në kontrabandimin e emigrantëve, ku vlen të përmendet kontributi në zhvillimin e operacioneve të suksesshme policore “Perimetri” në Korçë dhe “Muzgu” dhe “RoadGuard” në Gjirokastër.

Ajo u nënshkrua në shtator 2023, nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla për Shqipërinë dhe në emër të Bashkimit Europian nga Johannes Luchner, Zv.drejtor i Përgjithshëm për Çështjet e Brendshme në Komisionin Europian, si dhe Álvaro Renedo Zalba, Ambasador i Spanjës në Tiranë, vendi i të cilit mbante Presidencën e Këshillit të BE.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.