Categories: AktualitetLajme

Marrëveshja për refugjatet, AI: E pazbatueshme, autoritetet italiane t’i shqyrtojnë vetë kërkesat për azil

Në një reagim pas njoftimit se udhëheqësit e Italisë dhe Shqipërisë kishin arritur një marrëveshje për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e migrantëve të shpëtuar në det nga anijet italiane, Elisa De Pieri, me organizatën Amnesty International, tha se personat e shpëtuar në det nga autoritetet italiane janë nën juridiksionin italian.

Ajo tha se ligji është shumë i thjeshtë për t’u kuptuar dhe se migratët nuk mund të dërgohen në një vend tjetër përpara se të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil.

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Amnesty International thotë: “Individët e shpëtuar nga autoritetet italiane në det, përfshirë ata që kërkojnë siguri në Evropë, janë nën juridiksionin italian dhe nuk mund të dërgohen në një vend tjetër përpara se të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil dhe rrethanat individuale”.

Marrëveshja për refugjatët ka të bëjë me rikthimin, një praktikë e cila është e ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar dhe evropian dhe për të cilën Italia është dënuar tashmë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Marrëveshja është e paligjshme, e papërshtatshme dhe duhet të anulohet, tha zonja De Pieri.

Italia pretendon se personat e ndaluar do të mbeten nën juridiksionin italian, por realiteti është se marrëveshja do të përdoret për të anashkaluar ligjet e Italisë, BE-së dhe ligjin ndërkombëtar. Kjo mund të ketë pasoja shkatërruese për azilkërkuesit, të cilët mund t’u nënshtrohen ndalimeve të gjata dhe shkeljeve të tjera, jashtë kontrollit të autoriteteve të drejtësisë italiane.

Komisioni Evropian tashmë e ka bërë të qartë se ligji i BE-së për azilin nuk mund të zbatohet jashtë kufijve të bllokut.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Punësimi arriti nivelin 68,3% në tremujorin I, shërbimet ndër kontributorët kryesorë

Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e anketës së forcave të punës për 3-mujorin…

1 minute ago

Stabiliteti i Ballkanit, NATO mbështet normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi

NATO ka konfirmuar angazhimin e saj për stabilitet në Ballkanin Perëndimor, siç Organizata e Traktatit…

3 minutes ago

Kompany nuk i trembet Interit: Po numërojmë ditët

Fitorja edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Bayer Leverkusenit është vetëm një tjetër pengesë që…

5 minutes ago

Shoqëria civile: Përfshirja e diasporës në zgjedhjet e 11 majit, moment historik

Qëndresa Qytetare, Instituti i Studimeve Politike dhe Komiteti i Helsinkit kanë vlerësuar si moment historik…

1 hour ago

Stomaku dhe sinjalet që na jep – Është organi më i ndjeshëm në trupin e njeriut

Stomaku është organi më i ndjeshëm në trupin tone edhe ndaj shqetësimeve më të vogla,…

1 hour ago

Krahasimi me Messin dhe Ronaldon në moshën 17-vjeçare tregon madhështinë e Yamal

Nesër Lamine Yamal do të mbushë 17 vjeç e tetë muaj. Dje me një gol…

2 hours ago

This website uses cookies.