Marrëveshja për refugjatët, ish-deputeti pro/Eduart Ndocaj: Prania e tyre nuk do të ketë ndikim negativ për Lezhën

Marrëveshja mes Qeverisë shqiptare dhe asaj Italiane që e kthen Lezhën në qendër pritëse për refugjatët nga vendet e treta, nuk do të ketë ndikim negativ në këtë rajon.Kështu shprehet ish-deputeti Eduart Ndocaj, i cili duke folur si emigrant në shtetin fqinj thotë se në Itali jetojnë aktualisht mbi 700 mijë shqiptar dhe ishte e domosdoshme kjo ndihmë.Prania e refugjatëve nga vendet e treta, nuk do ta dëmtojnë aspak sektorin e turizmit, por mjafton të ketë rregull dhe kushte optimale për pushuesit thotë ish-ligjvënësi Eduart Ndocaj.Prej disa ditësh në Gjadër dhe Shëngjin ka nisur puna për ngritjen e infrastrukturës për pritjen e refugjatëve të vendeve të treta, ku grupi i parë i tyre pritet të vijnë brenda muajit maj.