Marrëveshja për refugjatët/Lezha sërish në protestë, Qytetarët: Nuk lejojmë që kjo marrëveshje të zbatohet

protesta lezhe

protesta lezhe

Marrëveshja mes Qeverisë Shqiptare dhe asaj Italiane për refugjatët, ngriti sërish në protestë qytetarë dhe aktivistë të Shoqërisë Civile në Lezhë.Ata u mblodhën në sheshin “Gjergj Kastrioti” përpara bashkisë së qytetit, duke kundërshtuar këtë marrëveshje që e kthen Lezhën në qendër pritëse për refugjatët e huaj.Qytetarë dhe aktivistë thonë se janë të vendosur në betejën e tyre që kjo marrëveshje të mos zbatohet, pasi do të sjellë një dëm të madh për Shqipërinë dhe Lezhën në veçanti, ndërsa akuzuan përfaqësues të pushtetit për presion ndaj qytetarëve për të mos reaguar.Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile qëndruan përreth 1 orë në sheshin para Bashkisë së Lezhës, ndërsa paralajmëruan se protestat do të jenë të vazhdueshme, që marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët të mos zbatohet.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.