Marrëveshja për refugjatët me Italinë, mbi 700 qytetarë lezhjanë i kërkojnë parlamentit të mos votohet
Një ditë para se parlamenti shqiptar të diskutojë ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët, qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile në Lezhë i kanë dërguar një peticion Kuvendit.
Mbi 700 qytetarë që kanë firmosur peticionin, kërkojnë që marrëveshja të mos miratohet.
Ata thonë se ngritja e kampeve të refugjateve në qarkun e tyre do të sjellë pasoja në jetën social-ekonomike dhe sigurinë publike në Lezhë.
Marrëvesshja mes Shqipërisë dhe Italisë, e kthen Lezhën në qender pritëse për refugjatet nga vendet e treta, të cilët do të hynë përmes portit të Shëngjinit dhe do të akomodohen në zonën e Gjadrit.
Numri i refugjatëve që do të qëndrojnë në kampe derisa të përpunohen dokumentat tyre të qëndrimit në Itali, nuk do ti kalojë 3000.