Marrëveshja për refugjatët, Meloni: Shqipëria nuk është Gjermania naziste

0be2bfcce0d34597b065e1219743405c

0be2bfcce0d34597b065e1219743405c

Kryeministrja e Italisë, Xhorxha Meloni (o. Giorgia), vazhdon ta mbrojë akordin Itali-Shqipëri për refugjatët dhe frymën evropiane që vendi ka treguar duke e pranuar atë.

Duke iu drejtuar senatorëve italianë dhe e ndeshur me kritikat e opozitës, znj. Meloni përsëriti disa nga detajet e marrëveshjes. Pakti me qeverinë shqiptare parashikon që 36 mijë emigrantë nga Afrika të vendosen në Shëngjin derisa të procedohen kërkesat e tyre për azil.

Është një marrëveshje novatore që tregon shpirtin evropian të bashkëpunimit. Nuk është një Guantanamo, as deportim: Shqipëria nuk është Gjermania naziste. E vetmja e drejtë që shkelet është ajo nga trafikantët e qenieve njerëzore,” u shpreh kryeministrja Meloni, duke kundërshtuar referencat se kampi në Shëngjin do të kthehet në një Guantanamo, në qendrën famëkeqe të trajtimit të të burgosurve pas sulmit terrorist të 11 Shtatorit në SHBA.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.